Protesta opozitës! Zyrtarizohet tërheqja e parë, Rama anulon seancën e Kuvendit!

0
103

Vendimi ka ardhur pas lajmërimit nga ana e opozitës për të zhvilluar nesër një protestë të dytë, pas asaj të 16 shkurtit përpara kryeministrisë.

Kuvendi i Shqipërisë nuk do të zhvillojë punimet e paracaktuara për të enjten, gjatë seancës plenare të njoftuar por ende pa caktuar orarin e mbajtjes së saj.

Opozita ka paralajmëruar prej së shtunës, në fundin e protestës së dhunshme të zhvilluar para Kryeministrisë, se do ta vijonte atë përpara Parlamentit gjatë kësaj të enjteje, një institucion që sipas Bashës nuk ekziston më.

Ka qenë vetë Gramoz Ruçi ai i cili e ka zyrtarizuar vendimin për të mos zhvilluar seancën e parashikuar në datën 21 shkurt, pas konsultimeve me Edi Ramën.

Gjatë një deklarate për mediat, Ruçi është shprehur se kërkon mirëkupimin e deputetëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here