Hakmarrje?? Ylli Manjani thirret në prokurori.

0
106
Ish-ministri Ylli Manjani gjithashtu njihet si kundershtari i Rames qe nga koha e Fatos Nanos e deri me sot. Nga e gjithe kjo Manjani është marrë në pyetje nga Prokuroria në lidhje me abuzimet me tenderat te Ministria e Drejtësisë. Ai është pyetur nga prokurori Kreshnik Ajazi. Pas Manjanit, edhe Vasili do të pyetet për këto abuzime që kapin vlerën e disa miliona eurove. Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ditën e djeshme është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për hetimet lidhur me 5 tenderat e dhënë nga kjo ministri.

Kujtojmë se disa javë më parë, u vunë nën masë sigurie, 11 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, pas dyshimeve për abuzim me 5 tenderë të dhënë në periudhën 2016-2017.

Për drejtorin Ekonomik Aurel Lamçe dhe specialistin e IT Arlind Alikajn gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Gjykata ka vendosur “arrest shtëpie” për Juliana Hoxhën, ish sekretaren e Përgjithshme në MD. Gjithashtu gjykata ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për specialistin tjetër të IT Lusien Ali, i shpallur në kërkim. Për 8 zyrtarë të tjerë, u caktua masa “detyrim paraqitje”.

Sipas prokurorisë hetimet janë shtrirë në 5 tendera si: Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative, Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale, Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar, Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës, Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit.

Hetimet kanë zbuluar faktin se përmes shpërdorimit të detyrës, zyrtarët i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh financiar. Në fokusin e prokurorisë ishin funksionarët publikë që kanë qenë pjesë e njësive të prokurimit, komisioneve të vlerësimit të ofertave dhe komisioneve për mbikëqyrjen e zbatimit te kontratave. Tenderat janë zhvilluara në kohën kur Ministrinë e Drejtësisë e drejtuan Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here