Djegia e mandateve/ Ja ‘plas’ Fevziu: O do ketë përplasje, o do ketë marrëveshje…

0
112

Moderatori I “Opinion” dhe gazetari I njohur Blendi Fevziu, i ftuar në “Tempora” me Sonila Meçon, ka komentuar aktualitetin politik në vend duke u shprehur se, pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet situata është shumë e rëndë.

“Shpresoj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt. Është një vendim i paparashikueshëm, është një situatë shumë e rëndë. Diçka e tillë nuk ka ndodhur në 30 vite. Ka pasur situata të tjera edhe më të vështira por kjo situatë është e paprecedentë dhe askush nuk e parashikon dot se si mund të jetë zgjidhja”, është shprehur Fevziu.

Por cila është zgjidhja sipas gazetarit me eksperiencë?

“S’mund të ketë zgjedhje pa opozitën. Opozita nuk hyn në zgjedhje. Zgjedhje me një palë nuk kanë sens. Mendoj se do të zgjasë. Nuk është një situatë që zgjidhet shpejt. Ndërkombëtarët do të përpiqen ta thyejnë Bashën. Ka vetëm dy rrugë: O do ketë përplasje, o do ketë marrëveshje”, deklaroi Blendi Fevziu.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here