Deputetja kujton 20 Shkurtin, histori emocionuese: Shqiptarët si uragan ç’rrënjosën komunizmin…

0
86

Deputeteja e opzitës Orjola Pampuri ka treguar historinë e ditës së 20 Shkurtit kur u rrëzuar busti i diktatorit në Tiranë.

Në një shenim në faqen e saj në facebook ajo e tregon këtë moment që e ka jetuar edhe pse në moshë të vogël në atë kohë.

Ja postimi emocionues i deputetes së PD:

20 Shkurt 1991,dita kur studentët dhe Dr Berisha u prinë shesheve, dite e madhe për Shqiptarët e Shqiperinë, por e paharrueshme dhe për mua.

Familjarisht ishim në shesh, unë dhe im vella ishim të vegjël unë 10 vjec e ai 6 vjec, qendruam me prinderit e dajat deri sa statuja e diktatorit u lidh me litar, por ne këtë moment njeri nga prinderit na nisi për në shtepi, duke qenë që e kishim afer, aty diku tek afër Pazarit të Ri, bëmë pak rrugë e kembëngulnim të qendronim. Ndoshta edhe pse femijë, urrejtja që kishim mbartur nga gjyshi për komunizmin në mënyrë të pandergjegjëshme na bente euforike edhe pse në atë moshë.

Pas hedhjes së bustit, pasdite pranë tij u dogjen veprat e diktatorit, prinderit e dajat e mi ishin atje, edhe pse s’kishin ç’të digjnin, pasi në familjen tonë është refuzuar çdo libër apo bust i diktatorit, gjithsesi ndihmonin të tjerët…… Kështu e mbaj mend une atë ditë, sot kam kujtimet, ndjeshmerinë dhe të gjitha mundësitë të qëndroj deri në fund për largimin e diktatorit Rama. Që pergjegjësia të jetë më e madhe, e që historia të mos përseritet nuk duhet të harrosh të shkuarën.

Para 28 vitesh ndodhi ndryshimi i madh se qindra mijra qytetarë rezistuan deri në rrëzimin e shtetit monist, sot 28 vjet me pas klika komuniste në pushtet me tentakulat e shtrira tek oligarkët të cilët janë pjesë e klikës komuniste, duhet të kenë përfundimisht të njëjtin fund.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here