Andi Bushati: Donika Prela, një arsye më shumë pse duhen djegur mandatet!

0
91

‘Ky emër dhe ky kazus është simboli më tipik i krimit më të madh që po ndodh në Shqipëri.’

Në kulmin e debateve për djegjen e mandateve të opozitës, një ngjarje në dukje krejt periferike, kaloi pa vëmendjen e duhur të publikut. Prokurorja e komanduar e Krimeve të rënda, Donika Prela, pasi ka kaluar sitën e bërë shoshë të vettingut, e renditi emrin e saj mes kandidatëve të SPAK-ut, pra prokurorisë speciale që do të bëjë “namin” me shpënien prapa hekurave të politikanëve të lartë.

Po pse, ky detaj, qenkësh kaq i rëndësishëm në sfondin e këtyre pëplasjeve të mëdha? Çfarë lidhje kanë mandatet e opozitës me emrin e përveçëm të një prokuroreje?

Përgjigjja është e thjeshtë. Ky emër dhe ky kazus është simboli më tipik i krimit më të madh që po ndodh në Shqipëri. Ai përmbledh, njëkohësisht, kapjen totale të shtetit nga Rilindja, përpjekjen për të fshehur (por njëkohësisht edhe për të ruajtur) lidhjet e ardhshme me krimin dhe mbi të gjitha, ai gropos njëherë e mirë ëndrrën iluzore të shqiptarëve që pasi kanë humbur besimin tek kjo klasë politike, shpresojnë se pas vettingut të dirigjuar nga ndërkombëtarët, të gjithë do të shohim një ditë të bardhë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here