Analisti ironi të fortë: Kush e dëgjoi të flasë në parlament…?!

0
88

Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri ka ironizuar vendimin e deputetit të LSI, Lefter Koka i cili në reagimin e një dite më parë deklaroi se mandatin e deputetit nuk pranon ta djegë me pretendimin se u përket qytetarëve që e kanë votuar.

Në një reagim në rrjetet sociale, aktivisti dhe sociologu ironizon deklaratën e Kokës, duke thënë se po të ishte ashtu siç pretendon deputeti, do të ishte dëgjuar më shpesh duke përcjellë zërin e tyre në parlament.

Ja shenimi i plotë:

Lefter Koka ka vendosur të mos djegë mandatin e tij, siç thotë vetë, në respekt të qytetarëve që e kanë votuar. Nuk e di, kush e ka parë ndonjeherë Kokën në parlament dhe kush e ka dëgjuar ndonjëherë të flasë për të përcjelle zerin e qytetarëve që e kanë votuar, por ky zell për tu bërë deputet prej verteti tani që nuk ka më parlament më ngjan si zelli i studentëve të FRESH-it që, kur gjithe vitin rrinë në kafe, u kujtuan të bëhen të rregullt në leksione pikërisht kur studentët bojkotuan mësimin për protestë.
Tashmë kemi edhe deputetë petroninsa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here