Thellohet përçarja/ Veseli kërkon rrëzimin. Ramush Haradinaj: 100% taksë ndaj Serbisë!!!

0
113

Derisa kryeministri Ramush Haradinaj po insiston në mos pezullimin e taksës, lideri i PDK-së Kadri Veseli ka paralajmëruar rrëzimin e mundshëm të Qeverisë aktuale.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia e nga Bosnjë e Hercegovina ka bërë që krerët e partive në pushtet ‘të ndeshen’ midis tyre.

Përplasja mes partnerëve të koalicionit qeverisës ka nisur të thellohet ditëve të fundit. Kryeministri Ramush Haradinaj e kryeparlamentari Kadri Veseli nuk kanë kursyer pa thumbuar njëri-tjetrin as në përvjetorin e 11-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Shkak i tërë kësaj është bërë taksa e vendosur ndaj produkteve të Serbisë, për të cilën dy krerët e koalicionit po vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta.

Përderisa Veseli po kërkon pezullimin e tarifës, Haradinaj nuk po heq dorë së këmbënguluri në moslargimin e kësaj mase. Si rrjedhojë, i pari i PDK-së para dy ditësh ia përmendi kryeministrit rrëzimin e Qeverisë, timonin e së cilës e mban Haradinaj.

Ndonëse sipas tij kjo nuk do të ndodhë për shkak të taksës, Veseli deklaroi se rrëzimi i Qeverisë mund të ngjajë për shkak të interesave të qytetarëve të Kosovës.

Pas këtij paralajmërimi u raportua se kreu i ekzekutivit ka lëshuar një deklaratë ofenduese në drejtim të Veselit teksa ka dalë nga salla ku mbahej seanca.

Ndonëse eksponentë të dy partive të mëdha të koalicionit thonë se nuk është koha për të shkuar në zgjedhje, ata pohojnë se janë të gatshëm të hyjnë në një proces zgjedhor kurdo që të vijë koha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here