Standard.al

Si ra në dijeni mësuesja dhe tentativa për vetëvrasje! Apeli i Durrësit lë në burg të miturit e akuzuar

0

Shtatë të miturit do të qëndrojnë në qelitë e paraburgimit pa afat.

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fundi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për adoleshentët e akuzuar se përdhunuan një vajzë 13 vjeçare në Kavajë.

Të miturit akuzohen për ‘Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur’.

E gjithë historia u zbulua nga mësuesja në janar të 2019 kur dhe më 29 janar është bërë dhe denoncimi në polici.

Njohja ne instagram-  Historia ka nisur në instagram kur shoku i saj i klasës A i ka kërkuar ti bënte një ese. Mes vajzës dhe djalit ka nisur komunikimi i shpeshtë në Instagram.  Ditën e ditëlindjes kur djali do mbushte 13 vjeç i ka kërkuar vajzës të kryenin marrëdhënie seksuale. Fillimisht ajo nuk ka pranuar por pas lutjeve të shpeshta vajza ka pranuar.

Shantazhi me videon– Pas dy ditësh i mituri A i ka shkruar në instagram duke i thënë se shoku i tij i ngushtë i kishte marrë nga telefoni videon e ditës që kishin kryer marrëdhënie dhe ia kishte dërguar disa kushërinjve të tij dhe nëse nuk kryenin marrëdhënie seksuale do i publikonin videon në internet.

Pas disa ditësh refuzimi e shantazhuar nga H vajza ka pranuar të kryejë marrëdhënie seksuale me djemtë..

Në fund të nëntorit 2018 është përsëritur e njëjta skenë abuzimi.

Më pas kërcënimet kanë vijuar se do i tregonin prindërve të vajzës apo se do i vrisnin ata.

Me shfrytezimin e vajzes djali do blinte lojen ne internet – Vajza ka kuptuar se videon e kishin shumë djem të klasës dhe se “po bënin plane që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me shumë djem të tjerë dhe me lekët që do i jepnin ata i mituri A do blente pajisje lojrash në internet.

“Pasi e ka pyetur shtetasin A në lidhje me këtë ky i fundit e ka pohuar duke thënë se sa të blinte pajisjen do ta mbyllnin këtë muhabet” ka dëshmuar vajza në prokurori.

Historitë e abuzimit kanë vijuar dhe në janar para se vajza të paraqiste kallzimin penal

Si ra ne dijeni mesuesja dhe tentativa per vetevrasje- Sanitarja e shkollës ka zbuluar një mesazh në telefonin e djalit të saj të dërguar nga A ku i kërkonte ndonjë vend ku mund të kryente marrëdhënie me të miturën pas mësimit. Të premten e javës para se të bënte kallzimin penal mësuesja kujdestare e ka pyetur vajzën e cila i ka treguar dhe më pas kjo i ka treguar nënës së vajzës. E mitura ka deklaruar gjithashtu se për shkak të kësaj ngjarje ka tentuar të bëjë edhe vetëvrasje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.