SHBA kundër! Basha i përgjigjet ndërkombëtarëve me të njëjtën gjuhë: Do i djeg mandatet…

0
94

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike e cila vendosi unanimisht për djegien e mandateve të deputetëve, kryedemokrati Basha ka komentuar deklaratën e bërë pak minuta më parë nga ambasada e SHBA-së, që i bënte thirrje deputetëve të mos i digjnin mandatet pasi minohej demokracia.

Kryedemokrati ka cituar një shprehje të ish-presidentit të SHBA, Abraham Lincoln, duke u bërë thirrje ndërkombëtarëve dhe duke këmbëngulur në të ‘tijën’, se do ti djegë mandatet.

Është votuar unanimisht propozimi për djegien e mandateve.  Vendimi do ti përcillet për votim final Këshillit Komabëtar. Unë nuk komentoj asnjë deklaratë të përfqaësive në Tiranë.
Po e thëm shkoqur. Për PD dhe mua si Lulzim Basha nuk ka inspirim më të madh se Shtetet e Bashkuara. Djegia e mandateve është mundësia e fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim të caktuar. Nuk po kërkojmë të marrim mandate me ndihmën e krimit të organizuar.Ne po japim’, ka thënë ndër të tjera Lulzim Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here