Standard.al

Rama “duhej tërhequr zvarrë”. Deputetët e PD-së: Vendimi për 19 të arrestuarit, si në gjyqet e diktaturës

0

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së,  Edmond Spaho e quajti vendimin e gjykatës përpjekje për të dekurajuar protestën por që nuk do të funksionojë. Ndërkohë që deputeti Alibeaj tha se Rama “duhej tërhequr zvarrë”

Deputetët e Partisë Demokratike kanë reaguar ashpër pas marrjes së vendimit të Gjykatës së Tiranës për 19 të arrestuarit e protestë.

Ata kanë qenë të pranishëm gjatë seancës gjyqësore, ndërsa pas përfundimit të saj, të pyetur nga gazetarët, ata i kanë cilësuar masat e sigurisë të vendosura si “një proces të mirëfilltë politik”.

“Ky është një proces i mirëfilltë politik që më kujton gjyqet e diktaturës. Asnjë fakt dhe asnjë provë për atë që i akuzojnë, prishje të pronës publike, dhe prishje të qetësisë publike. Ndërkohë që është prishur vetëm kërpudha e kryeministrit. Në asnjë rast nukpati konfrontim të qytetarëve me policinë. Këto janë përpjekje për të dekurajuar protestuesit por nuk do funksionojë. I bëj thirrje të jenë një herë më mirë të enjten në protestë kundër Edi Ramës”, tha Spaho.

“Ai njeri duhet tërhequr zvarrë si u tërhoq i ati i vet”, tha Alibeaj.

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot në masën e sigurisë “arrest në burg” 6 nga 19 protestues të cilët ishin të pranishëm në tubimin e dhunshëm të 16 shkurtit.

Gazetarja e Panorama, Bleona Metushi raporton se gjykata ka caktuar për 7 qytetarët e tjerë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.  Ndërsa për gjashtë protestues u vendos masa “detyrim paraqitje”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.