Qytetarja ‘kryqëzon’ Ramën: Ditmirin veç prej emrit s’mundesh me e hek! ‘Pse t’u dhimbs kërpudha?’

0
93

‘Ditmirin, vetëm prej emrit Dit’mir ti nuk mundesh me e hek.’

Gjatë një diskutimi me qytetarët në Pukë kryeministri Edi Rama është zënë ngushtë nga një banore e cila fillmisht e ka pyetur se pse e ka hequr ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushatin dhe më pas ajo ka pyetur me dhe se pse është mërzitur për kërpudhën.

Qytetarja: Më vjen keq, kemi votuar pa e njohur Gjon Gjonajn dhe Ditmir Bushatin. Por Ditmirin, vetëm prej emrit Dit’mir ti nuk mundesh me e hek. Kam dhe një muhabet tjetër. Pse t’u dhimbs kërpudha që të prishën?

Por kryeministri Edi Rama ka devijuar pyetjet e qytetares nga Puka, e cila veç të tjerash kërkoi që të hapen vende pune në zonë. Rama nuk ju përgjigj interesit të saj për këto çështje dy çështje, ndërkohë që foli për invetimet që do të bëhen në zonë.

Edi Rama: Do të krijojmë një rrjet grumbullimi për bimët medicinale dhe duhet të investojmë në agroturizëm. Këto thonë që pse i lyni e rregulloni godinat. Këto janë tek boja ne jemi tek ngjyrat. Besoj se jemi në rrugën e duhur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here