Pse Lefter Koka po hedh vallen e Ramës?! Këtij hallexhiut i deklarova 14 muaj më parë…

0
119

Lefter Koka është i vetmi deputet i LSI-së që është deklaruar kundër vendimit të grupit për djegien e mandateve. Po nëse të gjithë mendojnë se ky është një vendim në mendjen e vetë, i Kokës, Jamarbër Malltezi ka hedhur një tezë tjetër në rrjetet sociale.

Ai thotë se Kokës po i bëhet shantazh nga ana e Ramës, për shkak se ka firmosur në një aferë korruptive që lidhet me inceneratorët. Malltezi shton se ai muaj më parë i ka thënë Kokës që do të bënte mirë që të ishte dëshmitar i drejtësisë.

“Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Ketij hallexhiut i deklarova 14 muaj me pare “Pendohu, behu deshmitar i drejtesise” lidhur me aferen kriminale te inceneratoreve ku Rama-Ahmetaj po perlajne 178 milione euro POR Teri ka firmos per kete afere dhe tani do hedhe vallen sipas Rames. 14 muaj qe qeveria i fshihet debatit per inceneratoret! Cfare halli i madh i ka zane?”, shkruan Malltezi.

Vetë Koka derimë tani nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për vendimin e marrë, ndërsa faktin që ai nuk ka qenë në mbledhjen e grupit e ka konfirmuar dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here