Andi Çollaku: Valbona e Qeverisë dhe Vetingu i drejtësisë!!!

0
206

Nga Andi Çollaku

Valbona e Qeverisë dhe Vetingu i drejtësisë!…

Rasti i kalimit të vetingut nga Donika Prela, është njëri nga të shumtët e shpërdorimit të ligjit dhe të besimit në ndershmërinë e procesit të vetingut, i kompromentuar tashmë prej standardit të dyfishtë dhe deformimit të konseguencës në zbatimin e ligjit. Dhe për ironi të fatit, në batakun e moszbatimit me rigorozitet të ligjit, po rezultojnë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë të misionit të monitorimit, të cilët përballë presionit të qeverisë terhiqen dhe dorëzohen siç bënë në rastin e zonjës Prela, bashkëshorti i të cilës rezultoi 8 vjet në avazion fiskal, duke mos respektuar detyrimin ligjor si të gjithë shtetasit e tjerë subjekt i ligjit!
Rasti i zonjës Prela nuk është i vetmi, po është më flagranti!
Dhe e gjitha vjen prej rolit përcaktues të Bonës, alias Valbona Sanxhaktarit, syri, veshi dhe dora e qeverisë në komisionin e vetingut.
Denoncimi i bërë nga ana e Partisë Demokratike për takimin e Sanxhaktarit me Prelën para marrjes së vendimit eshte vetem njeri nga aspektet e me të shëmtuara të kompromentimit të vendimit ende pa u shpallur ai, aq sa te gjithe koleget e Sanxhaktarit e dinin rezultatit ne avancë, ashtu siç e kanë mësuar që sot se edhe Prokurori i Apelit të Tiranës Dritan Peka, po prej Sanxhaktarit që është takuar disa herë me gruan e subjektit, do të ketë fatin e Prelës, duke e kaluat vetingun me mbështetjen e Sanxhaktarit!
Ndaj përballë Valbonës së Qeverisë, bëhet i pavlerë edhe vetingu i drejtësisë. E për rrjedhojë, anëtarët e tjerë të komisionit të vetingut, sa herë hyn në “lojë” Sanxhaktari, thonë “bëji të fala Agaçit”, mentorit dhe menaxherit të saj!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here