Miratohet unanimisht djegia e mandateve. Basha: Ky Komb do ketë një lindje të re!!!

0
89

Djegia e mandateve eshte mundesia e fundit qe i është lene opozites, le ti japim shqiptareve një qeveri të njerezve per njerezit, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Mbledhje vijoi prej orës 18:00, ndërsa Partia Demokratike synon krijimin e një qeverie tranzitore dhe largimin e kryeministrit  Rama. Gazetari Klajdi Bodlli tha për “BalkanWeb” se deputetët do të bëjnë një kërkesë personale për lënie mandati dhe këto do t’i dërgohen më pas Kuvendit.

 

 

Gjatë mbledhjes së grupit të PD u vendos të mandatohet kryetari Basha që të mbledhë Këshillin Kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar dhe të ngrihet një grup pune për teknikalitetet me njerëz që njohin ligjin dhe zgjedhjet. Janë propozuar për grupin: Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata, Ivi Kaso.

Gjatë ditës së sotme, Basha deklaroi se nuk ka më kthim pas për djegien e mandateve dhe se nuk do të ketë më parlament fasadë.

“Ajo që do të ndodhë është kjo nuk ka kthim prapa. Nuk është thjesht çështje mandatesh. Nuk do ketë më parlament, nuk do ketë më. Nuk ka pasur por nuk do ketë parlament fasadë. Ata mund të mblidhen, do vazhdojnë të marrin vendime kundër shqiptarëve, shqiptarët do t’iu përgjigjen dhe ne do jemi në krahë të shqiptarëve për t’iu përgjigjur që nga dita e enjte”, ka theksuar kryetari i PD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here