‘Mandate gjaku’/ Luan Rama: Ky është vendim radikal, por është si shkak i kriminalizimit të qeverisjes…

0
102

I pranishëm në emisionin Opinion, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama është shprehur lidhur mbi qëndrimin e kësaj partie mbi djegien e mandateve dhe a ka ndryshuar ky qëndrim kur kohë më parë, kryetarja Monika Kryemadhi i ka quajtur “mandate gjaku”.

“Nuk ka asnjë inkoherencë me thënien e Kryemadhit që këto janë mandate gjaku. Ky është një vendim polik si reaksion i një situate absurde pasi Kuvendi i Shipërisë, nuk ka më legjitimitet. Nuk ka ndodhur asnjëherë që të poshtërohet dhe të mos konsiderohet opozita siç po ndodh me këtë maxhorancë. Aty opozita denigorohet, fyhet. Opozita bojkotoi Kuvendin dhe u rikthye në Kuvend për ti dhënë një shans maxhorancës për të kthyer debatin politik, për të bërë të mundur reformën zgjedhore. Mungon vullneti. Rruga e fundit ishte protesta e fundit, edhe kjo u zhvendos nga mesazhi që dhanë qytetarët dhe kryeministri u shqetësa më shumë për kërpudhën. Pra këtu e gjithë qeverisja është një kërpudhë.”, u shpreh nënkryetari i LSI-së.

I pyetur nëse LSI do të shkojë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Rama ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë zgjedhje të tilla.

“Ky është vendim radikal, por është si shkak i kriminalizimit të qeverisjes. Nuk ka ndodhur që nga 1997 që vetë organi i prokurorisë të japë indicie që zgjedhjet janë produkt i votave të blera.  Në një vend normal çdo qeveri do kishte dhënë dorëheqjen, ndërsa kryeministri sulmon median.”, deklaroi Luan Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here