Endrit Braimllari: Protesta e 16 shkurtit, qytetare. Edi Rama mban peng vendin me banda dhe kriminelë

0
107

 Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari nga protesta e Unazës së Re, i bën thirrje qytetarëve, ditën e enjte përpara Parlamentit, por edhe çdo ditë tjetër deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës, sepse Edi Rama është një mostër që po i pi gjakun çdo shqiptari.

 

Të nderuar banorë të Unazës së Re protesta e 16 shkurtit e ka futur Edi Ramën në bunker. Ose thënë më troç: E ka futur Edi Ramën në vrimën e miut. Kjo protestë vërtetoi edhe njëherë që e gjithë Shqipëria është kundër një kryeministri që ka varfëruar vendin. E gjithë Shqipëria është kundër një Kryeministri që po vjedh hapur shqiptarët, që ka futur kriminelë në Parlament, që çdo gjëje i vendos një çmim e që kërkon të mbajë peng Shqipërinë. Ne jemi qytetarë të këtij vendi dhe duam të jetojmë e punojmë në Shqipëri, ndaj është tanimë detyra jonë qytetare të jemi këtu, të protestojmë përditë. Ditën e enjte përpara Parlamentit, por edhe çdo ditë tjetër deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës, sepse Edi Rama është një mostër që po i pi gjakun çdo shqiptari. Protesta e 16 shkurtit, ndër të tjerash ishte edhe protesta e simbolit të Unazës së Re, e simbolit tuaj, e sakrificës suaj, e qëndresës suaj dhe e asaj çfarë i treguat ju gjithë shqiptarëve, që po të qëndroni të bashkuar betejën do ta fitoni. Njerëzit në shesh të jeni të bindur kanë qenë aty edhe për të përkrahur kauzën tuaj, sepse kauza juaj është e drejtë, ka të bëjë me pronën tuaj, me gjënë tuaj më të shtrenjtë. E ka tmerruar protesta e 16 shkurtit sepse ai e di shumë mirë se ç’do të thotë kur një popull i tërë ngrihet në këmbë kundër një hajduti, kur një popull i tërë ngrihet në këmbë kundër një krimineli, kundër një personi që do të kapë çdo sistem në këtë vend. Atë çfarë bëri sot me gjyqe politike, atë çfarë ka bërë me banorët e Unazës së Re, duke i dënuar publikisht ashtu siç u bë me Danielin, i cili u mbajt kot në burg pa asnjë provë, ashtu mbahen qindra të rinj anembanë vendit dhe çdo qytetar shqiptar. Sepse Edi Rama nuk është me qytetarët, por është me kriminelët, ndaj koha e fjalëve është e tepërt. Tani është koha e qytetarëve të cilët duhet ta marrin vetë në dorë fatin e tyre, sepse vullneti i popullit foli qartë: Edi Rama tani është në minorancë. Populli, Shqipëri është mazhoranca e vërtetë, janë ata që duan t’i shërbejnë këtij vendi dhe që duan të punojnë e jetojnë në këtë vend. Vendi ka nevojë për energjinë tuaj, për sakrificën tuaj dhe ju tanimë udhëhiqni protestën. Unë ju falënderoj për qëndresën tuaj, por të jeni të bindur që koha e Edi Ramës ka mbaruar. Tani është koha e qytetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here