“Emilianon e kanë vrarë”. Trondit akuza për sulmuesin argjentinas, pikat e errëta të historisë!!!

0
119

“Emilianon e kanë vrarë. Në këtë histori ka disa gjëra që nuk qëndrojnë, është diçka e bërë nxitimthi. Dua të kuptoj përse ka qenë i detyruar të hipë në atë avion. Ishte një lojtar i rëndësishëm dhe e lanë vetëm, pa pasur me vete asnjë përfaqësues”, deklaron Matias Gati, kushëriri i sulmuesit argjentinas, që më pas shton.

Pas dyshimeve të forta nga ana e së fejuarës, të publikuara dhe më pas të fshira nga rrjetet sociale, tashmë është kushëriri i Emiliano Sala që hedh hije dyshimi mbi vdekjen e sulmuesit 29-vjeçar, avioni i të cilir u rrëzua në kanalin e La Manshit më 21 janar.

“Policia duhet të hetojë në pikat e errta të historisë, duam drejtësi. Duhej të kishte udhëtuar në kushte të tjera. Nuk e dimë as nëse ai avion i kishte kushtet e duhura për të kaluar La Manshin. Askush nuk do të na e kthejë Emilianon pas, por nëse dikush ka gabuar, duhet të paguajë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here