Standard.al

Dialogu Kosovë-Serbi/ Haradinaj i ‘përvishet’ Mogherinit: Mos mbaj takime të fshehta!

0

“Mogherini ka mbajt një dialog si gjysmë të fshehtë, është mirë me qit në dritë dhe mos me majtë msheft”, tha Haradinaj.”

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka aluduar se shefja e Diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini, po mban takime të fshehta në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Haradinaj ka thënë se Mogherini ka mbajtur një takim ‘gjysmë të fshehtë’, por ai nuk ka treguar personat me të cilët është takuar dhe as vendin se ku është mbajtur.

Ai i bëri thirrje Mogherinit që ta qes në dritë këtë takim dhe mos ta fsheh nga mediat.

Haradinaj po ashtu ka bërë të ditur se zgjedhje nuk do të ketë derisa të përfundojë dialogu me Serbinë, kurse për LDK’në dhe VV’në ka bërë thirrje që të kyçen në dialogun me Beogradin.

“Po shfrytëzoj çdo mundësi LDK’së dhe VV’së, se pjesëmarrja e tyre në dialog është shumë e rëndësishme, derisa ne jemi në procese shume të renda nuk mund të shkojmë në zgjedhje, këto janë tema të rënda, këto dy parti duhet të kyçen në dialog dhe pas përfundimit të këtyre temave të shkohet në zgjedhje”, tha Haradinaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.