Standard.al

“Beethoven përtej kufijve kulturorë”. Miliona euro për 250-vjetorin e lindjes!

0

I lindur në Bonn, Beethoveni mbeti veçanërisht i famshëm për krijimet e tij edhe kur ai ishte pothuajse plotësisht i shurdhër në fund të jetës.

Gjermania do të shpenzojë gjashtë milionë euro, vitin e ardhshëm, për 250-vjetorin e lindjes së kompozitorit Ludwig van Beethoven, njoftoi sot Ministria gjermane e Kulturës.

Beethoven vdiq në moshën 56-vjeçare, në vitin 1827. Ai mbetet një nga kompozitorët më me ndikim në botë falë nëntë simfonive të tij.

“Programi ynë në përvjetorin e vdekjes së kompozitorit do ta promovojë Beethovenin përtej kufijve kulturorë”, u tha gazetarëve në Berlin, ministrja e Shtetit për Kulturën, Monika Gruetters.

“Sidomos për të rinjtë, ne duam të përcjellim diversitetin e pabesueshëm, fuqinë dhe imagjinatën që Beethoveni la”, shtoi ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.