16 të ndaluarit sot para gjykatës, u arrestuan se protestuan kundër qeverisë…

0
111

16 të arrestuarit e protestës së opozitës që u zhvillua ditën e shtunë do të dalin sot para gjykatës.

Për të gjithë të pandehurit do të kërkohet  “arrest me burg” nga prokuroria,  ndërkohë që ndaj tyre rëndojnë katër akuza që nga shkatërrimi i pronës me zjarr e deri të goditja e dhuna ndaj punonjësve të policisë.

Arrestimi i tyre u bë në bazë të  pamjeve filmike të policisë  si dhe ato të vendosura në Kryeministri, të cilat kanq fiksuar të gjithë veprimet e protestuesve.

Por ndërkohe Prokuroria do të verifikojë edhe veprimet e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, për planin e masave që janë marrë para dhe gjatë protestës si dhe a është zbatuar ai plan dhe a ka patur tejkalim të kompetencave të policisë.

Gjithashtu pritet edhe përfundimi i ekspertizave të policisë shkencore për lëndet e përdorura në protestë si nga ana e protestuesve dhe nga ana e Policisë dhe Gardës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here