Mosbesimi diplomatik ndaj Ramës! Ambasadorja gjermane “injoron” kryeministrin!!!

0
113

“Roli i Rames ne idene e rishikimit te kufijve Kosove – Serbi dukshem nuk i pelqen kancelares e kjo ka sjelle ftohjen e marredhenies, por edhe perzgjedhjen e interlokutoreve te tjere ne Shqiperi.

Ambasadroja gjermane Susanne Schulz ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati në kryesinë e Kuvendit.

Por në zhvillimet politike të ditës së sotme, takimi midis ish-ministrit të Jashtëm dhe ambasadores gjermane kaloi në heshtje.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja Mimoza Koçiu ka hedhur idenë se takimi i ambasadores me ish-ministrin Bushati nxjerr në pah një mosbesim diplomatik ndaj kryeministrit Edi Rama nga ana e kancelares Angela Merkel.

“Pra Merkel qe e mori ne krah ne Iniciativen e Berlinit, nuk komunikon me direkt me kryeministrin tone,por permes vartesve te saj. Ndersa perzgjedhja e Bushatit sot ne nje takim pak metra larg zyres se KM ka gjithe tiparet e nje mosbesimi diplomatik ndaj shefit te qeverise. Roli i Rames ne idene e rishikimit te kufijve Kosove – Serbi dukshem nuk i pelqen kancelares e kjo ka sjelle ftohjen e marredhenies, por edhe perzgjedhjen e interlokutoreve te tjere ne Shqiperi.”- shkruan ndër të tjera gazetarja.

Postimi i plotë

Ne zhurmen e djegies se mandateve te PD, kaloi pa vene re sot nje takim i ambasadores gjermane Susanne Schulz me ish ministrin e jashtem Ditmir Bushati. Interesante duhet te kene qene mesazhet qe ambasadorja i ka percjelle ne emer te Merkel. Vete kryeministri tha te Kol Balla se kishte biseduar nje ore e 10 min me ZYREN e kancelares.

Pra Merkel qe e mori ne krah ne Iniciativen e Berlinit, nuk komunikon me direkt me kryeministrin tone,por permes vartesve te saj. Ndersa perzgjedhja e Bushatit sot ne nje takim pak metra larg zyres se KM ka gjithe tiparet e nje mosbesimi diplomatik ndaj shefit te qeverise. Roli i Rames ne idene e rishikimit te kufijve Kosove – Serbi dukshem nuk i pelqen kancelares e kjo ka sjelle ftohjen e marredhenies, por edhe perzgjedhjen e interlokutoreve te tjere ne Shqiperi.

E njejta situate edhe me SHBA, pertej lobimit te forte qe bejne ideatoret e ndryshimit te kufijve. Pra kryeministri qe ben moskokecaresin per protestat, njelloj si Vucic ne Serbi, ka nje hall jo fort te vogel me nderkombetaret e fuqishem, qe i kishin dhene besim. Acari diplomatik per kryeministrin qe tjeter premton e tjeter ben tani eshte i dukshem!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here