Fakte të rënda dalin në dritë për të zgjedhurit e “drejtësisë së re” e konkretisht, anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Margarita Buhalit. Bashkëshorti i saj është denoncuar me zë e figurë nga një emision i njohur investigativ në Shqipëri, i kapur në mitmarrje, ndërkohë që e shoqja…
“Ja se kush i emëron gjyqtarët, – shkruan ish-kryeministri Sali Berisha me ironi në Fb. – Anëtarja e KLGJ, Margarita Buhali, u përzgjodh si peng i korrupsionit. Kësaj i thonë reformë!” Në vijim, Berisha ka publikuar dy mesazhe nga qytetarët, që përcjellin të njejta fakte:
Mirëmbrëma dr.Berisha.
Anëtarja e KLGJ, Margarita Buhali, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë, është bashkëshortja e Gertmond Koroveshit, oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Berat, të cilin emisioni investigativ “Fiks Fare” më datë 16.4.2018, e ka transmetuar me zë dhe figurë duke i marrë një shtetasi 5OO mijë lekë.
Prokurori i Rilindjës thjesht e ka pezulluar dhe nuk e kanë çuar për gjykim duke pushuar hetimet për të dhe kthyer në vendin e punës. Të dorëhiqet menjëherë nga KLGJ, është turp i madh për sistemin gjyqësor prania e saj. Ju lutem anonim. Me shumë respekt!
Përshëndetje z.Berisha.
Anëtarja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, kryesuar nga Dvorani, znj Margarita Buhali, përveçse nuk i është nënshtruar Vetingut, është dhe lehtësisht e shantazhueshme, pasi bashkëshorti i saj është nën hetim për korrupsion pasi si oficer i Policisë gjyqësore u kap në flagrancë duke kërkuar leke, skandal i cili u dha në Tv! Është zgjedhur në këtë post mbasi është shoqja e afërt e Ermonela Felajt! Kjo është reforma në drejtësi!