Dy fjalë për ata që shqetësohen mbi imazhin e vendit: Imazhi i vendit nuk dëmtohet kur protestohet kundër qeverisë, por kur qeveria gënjen sa herë flet në emër të tij , kur shkelet Kushtetuta, kurvendin e mbyt droga…..

0
95

Nje reagim nga ish ministri i drejtesise Ylli Manjani ne fb

 

Mbi shqetësimin për imazhin e vendit.
————-
Imazhi i vendit nuk dëmtohet kur protestohet kundër qeverisë, por kur qeveria gënjen sa herë flet në emër të tij (vendit).

Shkelja e Kushtetutës dhe ligjit nga qeveria e dëmton shumë më rëndë vendin dhe imazhin e tij, sesa shkulja e kauçukut të vendosur në mënyrë të PALIGJSHME.

Imazhin vendit ja shkatërroi trafiku shtetëror i drogës e jo opozita që megjithë defektet e saj të paktën ishte e mbetet kundër këtij trafiku.

Imazhin vendit ja dëmton pa dyshim përzënia masive e njerëzve nga vendi i tyre.

Vjedhja e zgjedhjeve dhe e mandateve, ben që kryeministër të jetë dikush me vetëm 48% të votës popullore. Pra kryeministër i pakicës që ka shumicë të vjedhur.

Me në fund, po e përsëris: në është kaq i sigurtë se i fiton zgjedhjet, le ta shpërndajë Parlamentin dhe ta konfirmojë me zgjedhje ate që thotë. Përndryshe i ka llafe halli…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here