Djegia e mandateve/Mbledhja e grupit të PD! Basha: Jemi në borxh me qytetarët, vendi në emergjencë kombëtare….

0
112

Gjatë paradites së sotme Partia Demokratike ka mbledhur grupin e vet parlamentar për të vendosur lidhur me propozimin e fortë të Bashës një ditë më parë, për djegien e mandateve.

Në mbledhjen e zhvilluar pa media, Basha ka deklaruar para deputetëve se “duhet të jenë me qytetarët, të cilët treguan edhe njëherë se kanë besim”.

Ne jemi në borxh me qytetarët. Ata na dhanë besimin ne duhet të jemi me ta”- ka thënë Basha në mbledhjen e grupit, shkruan Panorama.

Sipas Bashes, vendi është në gjendje emergjente. “Jemi në gjendje emergjence kombëtare. Ky është hap nga pozitat e dominimit të forcës popullore”- tha Basha, duke shtuar se “Na takon ne të udhëheqim shqiptarët”.

Dje, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi nga selia e PD-së, se do t’i drejtohet Grupit Parlamentar dhe organeve më të larta për propozimin e tij për djegien e mandateve.

Pasi bëri një analizim të protestës së 16 shkurtit në Tiranë, kreu i PD-së theksoi se tubimi ia arriti qëllimit të tij dhe se pjesëmarrja ishte në nivelin e një referendumi kombëtar.

Basha u shpreh gjithashtu se qeveria e Edi Ramës është e kapur nga krimi dhe për këtë kërkoi një zgjidhje politike për krijimin e një qeverie tranzitore për zgjedhje të parakohshme ose në të kundërt, forca politike që ai drejton do të shkojë drejt një akti ekstrem, që nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë, atë të djegies së mandateve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here