Një 45 vjeçar, me kombësi shqiptare, u gjet i vdekur në një liqen gjaku dje pasdite në fshatin Agios Athanasios të Selanikut.
Trupi i pajetë i 45-vjeçarit u gjet pranë një sheshi lojërash, ngjitur me aksin rrugor kryesor të fshatit. Hetimi policor zbuloi se viktima e vrasjes ishte djali i viktimës, i cili u arrestua.
Sipas thestival.gr, 20-vjeçari u rrëfeu autoriteteve policore se ai e kishte rrahur babanë në vendin ku u gjet edhe trupi i tij.
Vdekja ka ardhur pas një grindje babë e bir, madje mes tyre u futen edhe dy persona për t’i ndarë. Nga vlerësimi i parë i gjyqtarit të mjekësisë ligjore, duket se kufoma mbart trauma të rënda dhe thyerje në hundë. Do te vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në vdekjen e 45 vjeçarit, ndërkohë qe autori tashme është arrestuar.
Sipas informacioneve ekskluzive të thestival.gr, 20 vjeçari pranoi në polici se e kishte rrahur egërsisht babanë e tij deri në vendin edhe ku u gjet trupi i tij.
Sipas thestival.gr, policia disa orë pas identifikimit të kufomës së 45 vjeçarit u kap djali i viktimës, 20-vjeç, i cili u mor ne pyetje ne Drejtorinë e Policisë së Përgjithshme të Selanikut. Që ne momentin e parë 20 vjecari u konsiderua si i dyshuari kryesor për vrasjen e babait të tij.
Sipas informatave, të dy burrat u grindën me njëri-tjetrin dje pasdite. Trupi i pajetë i 45- vjeçarit u gjet pranë një shesh lojërash, ngjitur me aksin rrugor kryesor të fshatit. Dëshmitarë në këtë rast është një grua e re shqiptare që pretendohet se ka pare gjithçka ndodhi pranë sheshit të lojërave.
Tashme mbi 20 vjeçarin rendon vepra penale e vrasjes.
Rezultatet e mjekësisë ligjore pas autopsisë do të tregojnë se çfarë ka ndodhur me 45 vjeçarin shqiptar që shpunë në vdekjen e tij.