KUSH FRIKSOHET NGA PROTESTAT?!!!

0
99

16 Shkurti provoj që ky vend ka popull, ka sovran, ka opozitë, ka qytetarë të vërtetë europian por njëkohësisht vërtetoj se ka një pjesë të cilët jo vetëm nuk e duan protestën por e kanë tmerr atë, e kanë frikë atë.

Por më thoni pak kush mund të ketë frikë nga një protestë e qytetarëve shqiptare sepse tanimë duhet të jesh budalla të mendosh që ato qindra e mijëra qytetarë në shesh të jenë vetëm militantë partie.

Ndaj pyetja ngelet, kush mund të ketë frikë nga një protestë e tillë qytetarësh.

Vetëm hajdutët dhe banditët.

Hajdutët e pushtetit kanë frikë sepse jo vetëm që humbin milionat e eurove nëse fiton protesta por shkojnë edhe në burg sepse nuk do kenë fuqinë për të korruptuar drejtësinë.

Friksohen bandat pasi me këtë pushtet ato janë zot, me një tjetër do trajtoheshin siç e meritojnë që do të thotë do kapeshin prej leckash dhe do plaseshin në burg si qen, siç dhe e meritojnë.

Ndaj sot praktikisht janë dy palë në fushëbetejë.

Njëra palë janë qytetarët e në tjetrën anë janë hajdutët e qeverisë si Kryehajduti Rama dhe partnerët e tij në krimet kundër popullit si Tahiri.

Imagjinoni sa i friksuar ka qenë Tahiri kur ka parë ato qytetarë në rrugë.

Unë besoj me shpirt e zemër se në një luftë midis qytetarëve dhe hajdutërisë të Ramës do të fitojnë qytetarët.

Kjo do të vërtetohet tek Parlamenti me datë 21 shkurt, pasi aty do të jenë ballëpërballë me njëri-tjetrin.

Hajdutët në sallën e qytetarëve, sallë të cilën tani ka ardhur koha që qytetarët ta marrin mbrapsht.

Nga Klevis Balliu

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here