Kryemadhi uron 11 vjetorin e Pavarësisë: Urime Kosovë teksa hyn në dekadën e dytë të sovranitetit!

0
108

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar 11 vjetorin e Pararësisë së Kosovës në rrjetin social facebook.

Statusi:

Urime Kosovë ?? teksa hyn në dekadën e dytë të pavarësisë e sovranitetit.

Në këtë ditë të pavarësisë është detyrë e të gjithëve ne, lartësimi i figurave dhe luftëtarëve që kontribuan dhe sakrifikuan edhe jetën për realizimin e këtij misioni epokal për Kosovën.

Vlerësimet më të larta për qytetarët e Kosovës që të gjithë së bashku me të zgjedhurit e tyre konsolidojnë çdo ditë shtetin e lindur me aq mund.

E ardhmja euroatlantike e Kosovës është një rrugë dhe aspiratë pa kthim dhe ne të gjithë do të jemi në krah të saj për përmbushjen e kësaj ëndrre të vëllezërve e motrave tona në Kosovë.

Ta gëzosh përjetë këtë ditë të madhe Kosovë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here