‘Krim në Vlorë.’ Ekzekutohen dy persona në Vlorë, plagoset një tjetër!

0
130

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Nuk ka ende informacion zyrtar.

Krim i rëndë në Vlorë. Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se ka pasur të shtëna me armë në zonën e “Ujit të Ftohtë në Vlorë”. Ndonëse nuk bëhet ende i ditur identiteti i viktimave, paraprakisht mësohet se janë dy të rinj.

Personi që ka mbetur i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here