Standard.al

Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë zyrtarizon qëndrimin e vet!

0

 

REFORMA ZGJEDHORE PËR SHQIPËRINË

Sot Kryetari i PD sapo deklaroi se do të djegin mandatet dhe dhe do të kërkojnë Zgjedhje të Parakohshme!
Të Premten pas zyrtarizimit të qëndrimit të PD fillon puna për formalizimin ligjor dhe elektoral të Koalicionit Qytetar për Shqipërinë si një formacion i ri politik elektoral patriotik antiestablishment, konservator, proamerikan, euroskeptik dhe kuptohet pra edhe AntiSoros!

Qëndrim i qartë për Reformën Zgjedhore:

Qëndrimi nr 1.
PËR ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PARLAMENTARE:
Kthim në Sistemin Mazhoritar me 2 raunde i korrektuar proporcionalisht me 100 zona elektorale plus 40 mandate të korrektuara proporcionalish me një fletë të vetme votimi ku vota për kandidatin numërohet si votë për partinë duke ZHDUKUR kështu çdo shans për Dushqe!
Vetëm kështu qytetraët do të kenë deputetë zë i zgjedhin ata vetë dhe jo partitë apo kryetarët! Por vetëm kështu partitë do të zgjedhin kandidatë fitues duke reformuar me themel sistemin të politik të mediokritetit, injorancëas, servilizmit dhe karrierave të katapultuara. Vetëm kështu do të kemi një klasë të re politike.

PËR ZGJEDHJET LOKALE:
Votim me 2 raunde për Kryetar Bashkie. Kështu shmanget përdorimi i kandidatëve mercenarë që futen vetëm për të dëmtuar kundërshtarin dhe forcon në raundin e dytë votat për 2 kandidatët e listuar të parët.
Votim me lista të hapura për këshilltarët bashkiakë nëpërmjet numrave korespondues (pa emër) për secilin kandidat të këshillave bashkiakë që shoqërojnë emrin e kandidatit për Kryetar Bashkie . Vetëm kështu partitë do të përzgjidhin kandidatë të fortë dhe jo ushtarë çasi votues do të ketë mundësi të votojë pë ratë kandidat që do pavarësisht se kujt partie i përket. Pra partitë janë të detyruar të kenë dhjetra kandidatë njëri më i fortë se tjetri për çdo bashki.

Qëndrimi nr 2.
VOTIMI DHE REGJISTRIM ELEKTRONIK PËR ATA QË MARRIN PJESË NË VOTIM
Regjistrim dixhital në qendrat e votimit (çdo kush që paraqitet fotografohet bashkë me dokumentin e identitetit) dhe votim elektronilk me kuti votimi me skaner numërimi (sipas modelit të eksperimentuar dhe miratuar nga KQZ dhe ndërkombëtarët në 2013). Vetëm kështu eleminohet blerja e votave e ashtuquajtur “tren” dmth fleta e paraplotësuar nga sekserët e partive dhe e dorëzuar e bardhë nga votuesit e shitur pasi nuk mund të votohet me fletë të palosur pasi nuk e merr dot kutia me skaner (vota « tren » duhet fshehur në trupe e palosu)!
Për njëkohëshmërinë e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale 2 fletë votimi: 1 për Zgjedhjet Parlamentare (emri i deputetit dhe numërim automatik proporcional për logon që e shoqëron) dhe 1 fletë votimi për Kryetarin e Bashkisë të shoqëruar me numrat e këshilltarëve bashkiakë).
Në ora 19:00 apo 18 :00 kur mbyllet proçesi i votimit shpallet rezultati automatik paraprak (më pas mund të fillojë rinumërimi bazuar te kontestimet që kanë denonczar vetë votuesit në momentin e votimit nëse konsiderojnë që nuk është numëruar saktë në momentin e hedhjes së votës në kutinë dixhitale)

Qëndrimi nr 3.
ASHPËRSIM REAL I KRIMIT ZGJEDHOR:
– Ndëshkim të krimit elektoral përveç të tjerave me 20 vjet heqje e të drejtës për të punuar apo përfituar angazhime të personalizuara nga administrata publike dhe buxheti i shtetit!
– vepër e rëndë penale për çdo punonjës publik që përdor shtetin në favor të pushtetit elektoral.

Qëndrimi nr 4.
FUSHATA E DREJTË ZGJEDHORE TV
Fushata elektorale TV me barazi televizive për çdo subjekt elektoral që plotëson kriteret e regjistrimit numerik në KQZ në nivel qëndror dhe lokal.

Qëndrimi nr 5.
VËZHGIMI ZGJEDHOR
– Ndalim të institucionave ndërkombëtare duke përjashtuar çdo subjekt që ka lidhje me Soros
– Kërkesë për vëzhgim masiv dhe të papreçedent ndërkombëtar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.