Foto/ U ekzekutuan me breshëri plumbash! Tmerr… viktima ende i shtrirë në tokë!!!

0
180

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një moteli, në rrugën Dhimitër Konomi pranë “Ujit të Ftohtë”.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku dy persona janë vrarë me breshëri plumbash automatiku dhe një ka mbetur i plagosur.

Një nga viktimat është gjetur në rrugë, ndërkohë që një tjetër është gjetur në makinë. Një nga viktimat është identifikuar si Orest Rexho, rreth moshës 35 vjeçare dhe bëhet e ditur se nuk është banor i zonës.

Sipas raportimeve për Fax News nga vendngjarja, banorët e zonës janë shprehur se kanë dëgjuar breshëri të shtënash, duke e parashikuar situatën si një luftë, pasi janë shkarkuar dy karikatorë.

foto galeri

Dyshohet se atentatin e kanë kryer disa persona me makinë, ndërkohë policia është vënë në ndjekje të tyre.

Po ashtu është gjetur një automjet i djegur në Babicë, që mendohet se është përdorur nga atentatorët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here