Standard.al

“Arrestoni dhe këtë grua”/ Deputeti ‘i përvishet’ policisë: Qelbësira…

0

Shoqërimi nga policia i dhjetëra protestuesve që morën pjesë në tubimin para Kryeministrisë, duket se ka lënë shije të hidhur në PD. Pas përplasjes së disa deputetëve me efektivët në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, nga forca kryesore opozitare kanë ardhur disa reagime nëpërmjet Facebook-ut.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka duke publikuar një foto të një gruaje të moshuar, e cila “pushtoi” rrjetin ditën e djeshme, pasi e revoltuar gjuante me shkop derën kryesore të Kryeministrisë, apelon policinë që shoqëroi protestuesit.

“Arrestoni dhe këtë grua të moshuar se e keni foton që po “dhunon” … Qelbësira , do mbani përgjegjësi personalisht dhe ju që fshiheni pas maskave, mos kujtoni se jeni fshehur. Kolegët tuaj do ju tregojnë. Pleh do bëheni bashkë me shefat dhe kryeplehun”, shprehet Paloka.

Ndërkohë sa i përket zonjës në fjalë, ish-kryeministri Sali Berisha shkroi dje në Facebook se ajo i ishte bashkuar protestës pasi i kishin prishur shtëpinë për të vjedhur miliona.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.