Aktivisti për gazin lotsjellës: Masa dhe mënyra se si u hodh e papranueshme dhe absurde…

0
101

Aktivisti Zirkon Disha u shpreh gjatë një interviste per Televizionin Fax News se për sa i përket  lëndës që u hodh dje ndaj protestuesve për ti shpërndarë ata,  është e tepërt të flitet për lëndë helmuese pasi nuk ishte e tillë.

Sipas Dishës, flitet për një gaz i cili është kombinim i karbonit me elementë të tjerë i cili përdoret edhe në protesta ndërkombëtare për të shpërndarë grupe njerëzish.

Por nga ana tjetër, ai deklaroi se masa dhe mënyra se si u hodh ai ishte e papranueshme dhe absurde. “Masa e gazit e pa kontrolluar ka kaluar gjysmën e protestuesve. Trajtohet si gaz por është një agjent me formë pluhuri i cili shpërndahet sapo e hedh, krijon probleme, në frymemarrje apo kruarje por është e parrezikshme. Vlen për tu theksuar se mënyra se si është përdorur ka qenë e papranueshme dhe absurde pasi është hedhur kur ka patur një masë të madhe njerëzish. Ajo hidhet vetëm në raste kur ka agresion të madh nga grupe qytetarësh por në një hapësirë jo të madhe, pra në rast se disa persona të shkëputur nga pjesa tjetër tentojnë të kërcënojnë seriozisht institucionet dhe trupat e shërbimit”.

Sipas tij, Policia duhej të kishte informuar qytetarët pasi mund të kishte edhe persona që mund të kishin probleme shëndetësore me frymëmarrjen apo me alergjinë, ti kishin rekomanduar dhe paralajmëruar ata se çfarë po hedhin.

Disha tha se këto lëndë janë helmuese por nuk klasifikohen si të tilla pasi nuk përllogariten me pasoja. Ai theksoi se përdorimi I tyre nuk është I ndaluar.

Ai foli edhe për konteksitn e protestës të cilën ai nuk e quajti të dhunshme sepse sipas tij një protestë e dhunshme quhet kur ka konfrontime fizike me forcat e policisë apo punonjës dhe persona të tjerë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here