“Zëri i Amerikës” po transmeton direkt, protestën e qytetarëve dhe bojkoton kundërprotestën e Ramës…

0
100

“Zëri i Amerikës” po transmeton direkt në rrjetet sociale, protestën e qytetarëve përpara Kryeministrisë në Tiranë. 

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, i ka bërë një thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet nga posti dhe t’u hapë rrugën zgjedhjeve të lira. Nga zemra e protestës përpara Kryeministrisë, Paloka është intervistuar nga Zëri i Amerikës, ku ndër të tjera tha:

“Ramës i mbetet vetëm të vendosë mënyrën se si të largohet. Rama ka në dorë sot të vendosë vetë si të largohet. Mos të presë 20 shkurtin kur dikatorët tërhiqen zvarrë.

Këtu është gjithë Shqipëria. Zëri i Amerikës është një arsye më tepër pse qytetarët janë këtu, sepse kanë shpresën që e shohin në radhë të parë tek SHBA.

Por ajo qe bie me shum ne sy eshte fakti se Zeri I amerikes nuk transmeton asgje nga kunderprotesta qe Rama ka organizuar ne Vlore

Tërë Shqipëria është këtu, qytetarët janë këtu derisa Rama të largohet.

Reagimi i Policisë nga taracat është reagimi i frikacakut, që vetë ka shkuar të fshehë kokën në Vlorë dhe ka lënë disa shërbëtorë këtu që duhet ta mbajnë vathë nëvesh këtë që po bëjnë.

Qyteti është i shqiptarëve. Protestuesit zunë atë që u takon. Ne nuk kemi ardhur t’i bëjmë qytetarët mish për top, por kemi ardhur t’i japim një mesazh Ramës dhe ky është vetëm fillimi. Nuk ka parë asgjë akoma.

Mesazhi është: Rama ik! T’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira!

Arsye ka me mijëra, aq sa shqiptarë janë këtu, aq arsye. Një qeveri në një vend normal ikën me zgjedhje, kurse një qeveri që i vjedh dhe i blen, ne i kërkojmë të largohet. Këta qytetarë nuk mund të zgjedhin dot lirisht sa të jetë Rama në pushtet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here