Video/ Paralajmërim i deputeti për policët: Mos bëni gabimin e pafalshëm për të vonuar protestuesit…

0
80

Deputeti demokrat Luan Baçi i ka bërë një paralajmërim, Policisë së Shtetit, nga qyteti i Fierit, që të mos bëjë gabimin e pafalshëm për të vonuar protestuesit nga rrethet që që të mbërrijnë në Tiranë në orën 10:30 duke i bllokuar dhe kontrolloruar mjetet me të cilat ata po udhëtojnë.

Baçi tha se dilte garant që në radhët e protestuesve nga Fieri kishte vetëm njerëz të qytetëruar dhe personat me precedentë penalë mund të ishin vetëm në radhët e Policisë.

“Siç e shihni, Fieri është këtu, tek sheshi qëndror i qytetit, – tha Baçi për mediat, –  po nisen dhe po vërshojnë drejt Tiranës. Nuk janë vetëm këtu, janë tek rrethrrotullimi i Sharrës, janë tek QTU-ja, janë në të gjitha zonat rurale, janë në Cakran, në Dërmenas, në Libofshë, në Mbrostar, gjithandej…

Do të doja nëpërmjet mediave t’u transmetoja mesazhin qytetarëve fierakë që ne jemi këtu dhe i presim edhe mjete të transportit publik, që qytetarë dhe biznesmenë kanë marrë për të shkuar në protestë.

I bëj një thirrje Policisë, në bazë të informacioneve që kam, se do të ketë bllokime dhe kontrolle gjatë rrugës për të vonuar protestuesit gjatë rrugës për në Tiranë, të mos bëjnë gabimin e pafalshëm të dalin e të kontrollojnë mjetet e transportit publik dhe veturat që po ikin drejt Tiranës. Se atëherë do të përballen me furinë e protestuesve që sot do të mbërrijnë në Tiranë se s’bën në orën 10:30. Do të jenë atje.

Nëse do të ketë incidente, provokime nga Policia, ato do të jenë vetëm nga Policia, se protestuesit janë paqesorë, janë qytetarë të nderuar fierakë që po shkojunë vetëm për të protestuar.

I bëj thirrje Policisë të tregohet e qytetëruar dhe të mos provokojë qytetarët që po shkojnë në protestë.

Mund të ketë persona me precedentë penale, por të tillë i ka vënë vetë Policia për të krijuar incidente të tilla, duhet të jenë në radhët e Policisë. T’i gjejnë aty ku i kanë ata persona me precedentë penalë dhe meqë i kanë në radhët e tyre, t’i marrin e t’i fusin brenda. Unë dal garant për të gjithë protestuesit fierakë se nuk ka asnjë person me precedent penalë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here