Standard.al

Video, Florenc Hoxha gjatë arrestimit! Goditja pas shpine nga policia, skandal

0

Vura re një dorë që godiste njeriun e ndaluar dhe kjo është një gjë shumë e rëndë.Kemi të bëjmë me një skandal shumë të madh. Nëse Florenc Hoxha ka bërë diçka për të cilën është ndaluar me urdhër të prokurorisë, nuk ka asnjë të drejtë askush kur ai nuk po bënte asnjë rezistencë.’

Drejtori i emisionit “360 Gradë” në Rtv Ora News, Artur Zheji, e ka cilësuar një skandal sjelljen e policisë gjatë shoqërimit të ish-kreut të policisë bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Zheji tha se policia nuk ta të drejtë të dhunojë të ndaluarin sakohë ky i fundit nuk bën asnjë rezistencë.

Artur Zheji: Vura re një dorë që godiste njeriun e ndaluar dhe kjo është një gjë shumë e rëndë.Kemi të bëjmë me një skandal shumë të madh. Nëse Florenc Hoxha ka bërë diçka për të cilën është ndaluar me urdhër të prokurorisë, nuk ka asnjë të drejtë askush kur ai nuk po bënte asnjë rezistencë. Ishin mbi 12 policë që e shoqëronin dhe me maska a thua se po arrestojnë një kriminel të rrezikshëm.Jo vetëm shoqërohet natën por shoqërohet dhunshëm duke u goditur pas shpine.

Përtej fasadës dhe komentet që u bënë me lot për prishjen e skulpturës së piktorit të famshëm ne shohim sesi një person që gëzon të gjithë të drejtat kushtetuese të paprekshmërisë me dorë goditet.Shteti mund të dënojë por nuk të torturon.Ky moment tregon se po fillon një moment kërcënimi.Kjo qeveri, ky pushtet që shtiret sikur nuk është trembur. Ndarja veri-jug, izolimi i opinionit publik të Vlorës nga gjithë Shqipëria është  një artificë e dëshpëruar dhe e dënueshme e Kryeministrit për të ndarë dy realitete, në fakt Shqipëria ka një realitet.Kur nuk ka kamera, shkelja ligjore tregon nervozizëm të madh.

Zheji vlerëson se sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u pa një masë e re kritike.

Artur Zheji: Koalicioni PD-LSI dhe aleatët e tjerë pak më të vegjël e prishën balancën e shumnicës që sot drejton vendin. Sot kishte aq shumë protestues sa askush nga mazhoranca nuk guxoi të ironizojë, të relativizojë apo të vërë buzën në gaz apo të paraqiste pamje nga lart të cilat të tegonin në mënyrë demonstrative se sot nuk kishim një shumicë.Sot kishim një shumicë dërmuese dhe Rama pasi nuk lexoi mesazhin e studentëve duhet të lexojë këtë mesazh.

Antimitingun e kryeministrit Rama në Vlorë, Zheji e sheh një përsëritje të skenarit të Ramiz Alisë shumë vite më parë kur populli u ngrit kundër regjimit komunist.

Artur Zheji: Ky kryeministër, kjo qeveri po sheh valë-valë protestë, valë-valë mosdakordësi të bërtitur në shesh. Rama vetëmburret dhe vetëpërkëdhelet shpesh herë duke thënë se di ta lexoj popullin tim.Ky zotëri ose është shumë i izoluar nga realiteti, ose i keqinformuar ose ka një problem të vetin përceptimin. Antimitingjet i ka bërë dhe Ramiz Alia shumë vite më parë kur populli donte rrëzimin e regjimit komunist.Këto gjëra mbajnë erë provokacion dhe kërkojnë të kundërvënë palët në shesh jo në kutinë e votimit. Kjo është e rrezikshme dhe aventureske për një Kryeministër që do të jetë i përgjegjshëm.

Sa i takon reagimit të ndërkombëtarëve për aktet e dhunës, Zheji thotë se ata nuk i ndanë palët.

Artur Zheji: Ndërkombëtarët nuk ndanë palët, nuk tha që dhuna e protestuesve. Thanë të shmanget dhuna.Ne pamë një skemë që gardhi i mbrojtjes së Kryeministrisë u hap dhe u ça vetë. Pamë grupet e policëve në të majtë dhe të në të djathtë dhe shkallët e lira.Ky quhet kurthi në formë pyke. Manifestuesit shkonin përpara të shtyrë nga radhët e pasme, nga dera kryesore dilte një tub me ujë dhe shumë goditje me gaz lotësjellës. 

Nuk mund të përdoret aq gaz lotësjellës për metër katrorë të kufizuar, gjuanin nga taraca drejt mbi protestues dhe disa vrima të hapura te porta kryesore e Kryeministrisë.Gardhi duhej të ishte më i fortë, policët me skafandra.Nuk mund të lihet polici i pambrojtur.Simbolika e goditjes nuk ishte godina por Kryeministri që iku dhe zgjodhi të mos jetë aty.Ndoshta bëri mirë sepse tensioni do të ishte shumë herë më i madh.

Po çfarë pritet të ndodhë të enjten dhe do të mundet opozita ti mbajë të karikuar qytetarët?

Artur Zheji: Nuk mundet ndoshta Kryeministri të sajojë të enjten një axhendë tjetër për të mos qenë në zyrë. Dita e enjte është një ditë pune për të gjithë ne, unë do të jem në emision, kryemninistri në detyrë dhe protestuesit në rrugë.Kontakti më i afërt që protestuesit duan të kenë me liderin që nuk i dëgjon, Kryeministrin që nuk i sheh, me pushtetarin që nuk i përfill do jetë më i ekzaltuar dhe më i radikalizuar. Por do të ndikojë shumë në këtë protestë që do të vijë të enjten kjo puna e natës.Nëse natën pa kamera, me grupe nga 10-15 policë marrin dhe tërheqin zvarrë protestues do të bëjnë që karikimi për të enjten tjetër do të jetë shumë i madh. Kjo është një lojë që Rama nuk duhet ti hyjë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.