‘Shqiptarët janë heronjtë e kombit!’ Malaj: Sheshi e bejdani i takon këtij populli trim

0
142

Shqiptarët janë heronjtë e kombit! As gazi lotesjelles dhe as gazi helmues nuk e helmon zemren dhe shpirtin e shqiptarit,’ shkruan në rrjetin social facebook deputetja e LSI-së Nora Malaj.

Statusi:

Shqiptarët janë heronjtë e kombit! As gazi lotesjelles dhe as gazi helmues nuk e helmon zemren dhe shpirtin e shqiptarit! Sot ishte nje ditë e madhe ku mirënjohja për çdo shqiptarë , për ata qindra mijëra që mbushën “Dëshmorët e Kombit “ është e pafund Çdo burrë, grua, vajzë e djalë , gjysh e gjyshe treguan se sheshi e bejdani i takon këtij populli trim e kapadan , që e do vendin, që nuk ka frikë, po që nuk lejon që shteti tashmë të drejtohet nga narkotrafikanët! Sot askush nuk u zbraps , as nga bombat gaz helmuese e lotsjellese, as nga uji i hedhur per te larë gazin,si mëkatarēt që duan të zhdukin provën e krimit, po qëndruan stojik për të treguar se
shteti i së drejtës i takon popullit dhe e mbrojnë atë. Sot , të gjithë njëzeri , për katër orë rresht , se populli e ka marrë vendimin: Nuk mund të drejtojë më vendin një kryeministër që blen votat me krimin dhe na vjedh në emër të një grushti oligarkësh dhe kriminelësh. Faleminderit për ty popullin tim!

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here