Rama provokon nga Vlora me një FOTO

0
108

Pas nisjes së dhunshme të protestës së opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku ka patur përplasje mes qytetarëve dhe policisë, vjen reagimi i kryeministrit Rama nga qyteti i Vlorës.

Rama krahason protestën e opozitës në Tiranë me anti-mitingun në Vlorë duke ironizuar:

“Bashkëqeverisja me njerëzit në Vlorë dhe Politika e dalë boje në Tiranë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se në protestën e sotme derimë tani raportohet për dhjetra persona të lënduar, mes tyre 2 policë, gazetarë dhe qytetarë.

Foto e postuar nga Rama ne Instagram

Më herët ka reaguar dhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, ku shkruante:

Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë.

Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here