Deputetët e LSI-së mirënjohje për protestuesit: Sot Shqipëria rregulloi frymëmarrjen, ndezi shpresën!

0
88

5 zyrtarët e LSI-së shprehin mirënjohjen për pjesëmarrësit në protestë, ndërsa nuk ngurrojnë të tregojnë fundin politik të kryeministrit Edi Rama.

Vijojnë reagimet e deputetëve të LSI-së lidhur me protestën e sotme. Më të fundit vijnë nga ish ministrant Edmond Panariti dhe Edmond Haxhinasto, ish zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj dhe deputetët Viktor Tusha dhe Agron Çela.

 

“Mirenjohje, qytetareve për guximin dhe kurajon e deshmuar në protesten e sotme! Protestat janë motori i vetëm i ndryshimit politik kur instalohet diktati dhe autarkia . Ishin ato që permbysen diktaturen moniste të para 30 viteve dhe që sot kanë po të njejtin mission”, shkruan Panariti.

“Shqiptarët janë heronjtë e kombit! As gazi lotesjelles dhe as gazi helmues nuk e helmon zemren dhe shpirtin e shqiptarit! Sot ishte nje ditë e madhe ku mirënjohja për çdo shqiptarë , për ata qindra mijëra që mbushën “Dëshmorët e Kombit “ është e pafund Çdo burrë, grua, vajzë e djalë , gjysh e gjyshe treguan se sheshi e bejdani i takon këtij populli trim e kapadan , që e do vendin, që nuk ka frikë, po që nuk lejon që shteti tashmë të drejtohet nga narkotrafikanët! Sot askush nuk u zbraps , as nga bombat gaz helmuese e lotsjellese, as nga uji i hedhur per te larë gazin,si mëkatar?t që duan të zhdukin provën e krimit, po qëndruan stojik për të treguar se
shteti i së drejtës i takon popullit dhe e mbrojnë atë. Sot , të gjithë njëzeri , për katër orë rresht , se populli e ka marrë vendimin: Nuk mund të drejtojë më vendin një kryeministër që blen votat me krimin dhe na vjedh në emër të një grushti oligarkësh dhe kriminelësh. Faleminderit për ty popullin tim!”, shkruan ish zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj.

Ish kryebashkiaku I Lezhës, Viktor Tushaj shprehet në reagimin e tij:

“Sot, Shqiperia rregulloi frymemarrjen dhe ndezi oren e shpreses. Populli shqiptar, pa dallim bindjesh politike u derdh ne rruget e Tiranes si ne vitet e para te demokracise. Ai lum njerzish nuk ishte thjeshte per pushtetin e opozites, se ajo nuk po e kerkon nje gje te tille, por ai mllef njerzor eshte zier dhe po vlon ne tepsine e maxhorances cdo dite, cdo ore e sekonde. Arroganca e kesaj qeverie, e pashembullt dhe e papare ndonjehere ne keto 28 vjet, ka inkurajuar vetem injorance e paaftesi menaxhuese, padrejtesi, mashtrim e korrupsion pa fund, duke mbjelle varferi e tension social te paimagjinueshem, gati gati sa i vdiq shpresen cdo shqiptari se mund te jetoje ne vendin e vet. Populli do u jete mirenjohes perjete studenteve e pedagogeve, minatoreve, naftetareve, banoreve te Unazes dhe Bregut te lumit si dhe artisteve te mrekullueshem shqiptare, qe e rindezen shpresen, se ky vend mund dhe duhet te behet. Zoti e bekofte Shqiperine e shqiptaret!”.

“Te nderuar anetare dhe simpatizant te Levizjes Socialiste per Integrim te Qarkut Shkoder !

Ju falenderoj per pjesmarrjen e jashtezakonshme ne protesten e sotme ne kryeqytet, ku treguat perseri deshiren dhe vullnetin tuaj per nje Shqiperi dhe nje te ardhme me te mire.
Ju rezistuat deri ne fund ndaj presioneve apo menyrave te tjera te cdo lloji qe perdori policia per te shuar protesten! Ju falenderoj nga zemra! Sfida te tjera dhe fitore na presin ne te ardhmen!”, është mesazhi I deputetit të LSI në Shkodër, Agron Çela.

Ndërsa Haxhinasto shprehet:

“Pjesmarrja e mijera qytetareve ne protesten e sotme ishte shprehja civile e nje pakenaqesie te thelle ndaj keq-qeverisjes nga mazhoranca, mungeses totale te ndjeshmerise dhe sensit te realitetit te qeverise, e cila ka “harruar” se ekziston per t’u sherbyer atyre mijërave te “Tiranes” ashtu siç u sherbeu atyre te “Vlores”. Pjesmarresit ne protesten e sotme meritojne nje falenderim te jashtezakonshem per ringjalljen e frymes civile kunder arrogances dhe paligjshmerise se pushtetit. Sot shihje qytetarin e thjeshte tek protestonte kunder vjedhjes se votes dhe vullnetit te tij, tek protestonte edhe per studentet qe sakrifikuan aq shume dhe ndezen shkendijen e vetedites civile, protestuan kunder papunesise dhe varferise kunder taksave ne rritje, kunder largimit masiv nga vendi. Keta jane njerez qe kane akoma shprese se mund te kemi nje Shqiperi shume me te mire se kjo qe kemi sot!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here