Basha: Të jemi bashkë në protestën më të madhe popullore, ta vëm Ramën para drejtësisë ose në azil politik…

0
94

Opozita e bashkuar i ka ftuar sot qytetarët shqiptarë në një protestë kombëtare përpara kryeministrisë, në Tiranë. Mesazhi më i fundit që kreu i PD, Lulzim Basha, u përcolli qytetarëve shqiptarë për këtë tubim të madh, qe natën e së premtes nga Unaza e Re, ku deklaroi:

“Falë qëndresës qytetare tek Teatri, rezistencës tek Unaza dhe Lëvizjes Studentore gjërat kanë ndryshuar. Nuk janë më shqiptarët që duhet të fshihen. Është Edi Rama që duhet të fshihet.

Të shtunën, shqiptarët e bashkuar do ta vënë Edi Ramën para dy alternativave: para drejtësisë ose në azil politik si Gruevski. Nuk ka forcë të ndalojë vullnetin e bashkuar të qytetarëve.

Në rradhë të parë, 16 shkurti është dita e rinisë dhe e studentëve të shpërfillur nga një kryeministër hajdut dhe arrogant. Fatin e Shqipërisë europiane e ka në dorë rinia…

…E vetmja gjë që duhet, është të jemi bashkë në protestën më të madhe popullore dhe qytetare që ka njohur Shqipëria.

Edi Rama është kapur duke vjedhur këtu tek unaza e re. Në Europë ikën qeveria dhe hajdutët shkojnë në burg. Bashkimi i shqiptarëve ka këtë mision ta ndalë të keqen kundër qeverisë hajdute, kundër vjedhjes së votave, më  16  shkurt i japin fund të keqes tek koka e së keqes, para kryeministrise.

Të shtunën do të jetë referendumi më i madh popullor kundër së keqes hajdutërisë, padrejtësisë.

Eshtë rradha që njerëzit e drejtë punëtorë e të ndershëm, ta rrethojnë të keqen dhe  t’ia numërojnë asaj flluskat e fundit të oksigjenit për t’i hapur Shqipërisë rrugën e një vendi normal europian.

E nesërmja do të jetë me një qeveri që nuk ju shtyp, nuk ju vjedh nuk ju poshtëron dhe me një kryeministër që nuk tallet me ju. Akti i parë i një qeverie për njerëzit do të jetë anullimi i projektit për Unazën e re

Nafta 300 lekë më lirë, ul taksat, që ekonomia të ngjallët dhe të krijojë vende pune. Një qeveri e tillë nuk ka pse të mbetet imagjinatë. Është në dorë tuaj. Ejani dhe bashkohuni për Shqipërinë e ëndrrave tuaja, për qeverinë që meritoni.?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here