Kërpaçi: Të rinjtë do të protestojnë masivisht kundër qeverisë së premtimeve të pambajtura…

0
104

Intervista e Deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi, për emisionin 7pa5 në Vizion Plus

  

Pse të rinjtë duhet të protestojnë?

Në fakt ka 1001 arsye pse të rinjtë duhet të protestojnë. Sepse në situatën në të cilën  ndodhemi sot, Edi Rama  përbuz dhe denigron të rinjtë. Prandaj erdhi dhe një dhjetor i dytë, pasi pati një revoltë të jashtëzakonshme nga të rinjtë që kërkonin një arsim cilësor dhe që jep shanse të barabarta të rinjve. Gallup ka nxjerrë raportin që 79% e të rinjve duan të largohen dhe janë të pashpresë për të qëndruar në vendin tonë sepse nuk kanë shanse, nuk kanë arsim cilësor, nuk kanë vende pune të mirëpaguara. Unë e kam thënë dhe në shkrimin tim, sot në Shqipëri ka një shprehje që thotë: Kërkojmë të rinj por me eksperiencë. Po ku do ta gjejnë eksperiencën e punës këta të rinj kur shteti nuk mundëson asgjë për ta, për të pasur praktika pune. Ka sot një pasiguri sociale ku dhuna dhe përdhunimi janë vlera që promovohen nga Rilindja dhe mbi të gjitha unë e konsideroj si një fatkeqësi që po i ndodh Shqipërisë. Është instalimi i sistemit të antivlerave, ku njeriu që është me vlera, me vizion, me ide, do të punojë, do të integrohet, do të bëjë punë të mira për Shqipërinë, nuk mund ta bëjë sepse Edi Rama dhe Rilindja kanë instaluar sistemin e antivlerave, që ti të ecësh dhe të promovohesh duhet të jesh i lidhur dhe i kapur nga krimi dhe droga dhe të jesh pjesë e një grupi njerëzish që i shërbejnë dhe punojnë me Edi Ramën. Të rinjtë duhet të protestojnë sepse të rinjtë janë e ardhmja e Shqipërisë dhe të gjitha këto fatkeqësi që Edi Rama na ka mbjellë dhe na ka instaluar në Shqipëri ne duhet ti zhbëjmë. Duhet të hapim një faqe të re të Shqipërisë dhe duhet të punojmë për të ndryshuar realitetin. Ne nuk duhet të largohemi nga Shqipëria por të largohet Edi Rama bashkë me atë grusht njerëzish që ka sjellë dhe i ka dhënë pushtetin e qytetarëve sepse sot ai ia ka vjedhur pushtetin qytetarëve. Ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura, këtë e ka thënë OSBE-ODHIR-i, Zëri i Amerikës, pra janë të gjitha instrumentat që e tregojnë që Edi Rama është ilegjitim atje ku është. Prandaj ne duhet të dalim të protestojmë, të kërkojmë të drejtat tona, të kërkojmë të instalohet sistemi i vlerave, të ketë siguri sociale, jo gratë dhe vajzat të përdhunohet dhe kjo gjë të mbahet e fshehtë nga shteti derisa të bëhet mediatike. Unë dua të theksoj që LSI është partia e të rinjve. Dhe padiskutim që në protestën e studentëve, shumë nga të rinjtë tanë kanë marrë pjesë, për të kërkuar të drejta të munguara që nuk ia ka dhënë kjo qeveri. Unë së bashku me deputeten Mehmetaj, morëm një iniciativë nga kërkesa e studentëve, t’i kthenim ato 8 kërkesa dhe 8 pika të tyre në 2 amendamente, të cilat i jepnin zgjidhje ligjore dhe të menjëhershme kërkesave të tyre. Depozituam kërkesat në Parlament, kërkuam dhe që të futeshin në procedurë të përshpejtuar, duke qenë që situata ishte e jashtëzakonshme por në fakt u refuzua. Sepse qeveria e ka më të lehtë të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për miratimin e 8 ministrave të panjohur që nuk e dimë se kujt do t’i shërbejnë, sesa për miratimin e dy amendamenteve që i shërbejnë të rinjve.

Ka një skenar sesi do të jetë e organizuar protesta e ditës së nesërme?

Besoj se te gjithë janë shumë të qartë sesi do të jetë protesta dhe çfarë do të ndodhi. Kjo është protesta e qytetarëve, e shqiptarëve. Padiskutim që ne do të jemi aty, bashkë me qytetarët. Ne e kemi deklaruar që nuk do të ketë fjalime politike por do të ketë deklarata nga qytetarë për probleme dhe shqetësimet e tyre. Pra është protesta e qytetarëve të cilët do të vijnë nesër aty në orën 11 dhe do të protestojnë kundër kësaj qeverie që ia ka bërë të pamundur jetesën në Shqipëri. Revoltën dhe reagimin që kanë qytetarët shqiptarë kësaj radhe nuk e ndalon dot asgjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here