Ekonomia e Shqipërisë primitive dhe kaotike

0
131

Brikena Bogdo

“Patatja është edhe gjellë, edhe bukë”, është një shprehje e Enver Hoxhes, me të cilën qeshën gjatë shqiptarët. Në varfërinë e atij regjimi, realisht patatja u shndërua në simbolin e bukës së përditshme. “Bukën e përditshme, falna Zot”, falen të krishterët  në tryezat e tyre. “Pataten mos na e hiq o zot”, luten shqiptarët sot.

Jemi në një kaos social, fiskal, ekonomik, për të prodhuar një revolucion të të gjithëve kundër të gjithëve. Për të qenë realist, në mbarëvajtjen e konomike të një vendi duhet të shohim shumë elementë, duke nisur nga export-importet, shpenzimet, konsumi, prodhimet, investimet, deri tek vlerësimi, nëse je në recension apo jo. Italia deklaroi që ka hyrë ne recension, por për Shqipërine kush i jep këto të dhena? Instat-i, i cili pompon vetëm të dhëna të rreme zhvillimi dhe prodhimi ekonomik? Fakti është që Fondi Monetar Ndërkombëtar refuzoi të merrte për bazë vlerësimi, të dhënat e INSTAT-it, vitin e fundit. Nëse Shqipëria është në recension apo jo, kjo nuk do të vërtetohet kurrë, përsa kohë INSTAT-i është vegël e të gjitha qeverive, që vijnë në pushtet.

Por, a prodhon realisht Shqipëria? A është prodhimi në kaos,  në Shqipëri? Bizneset janë në minus pasi, jo vetëm që nuk prodhojnë, por marrin kredi për të larë borxhet. Kjo është ajo cfarë tashmë po përflitet gjithmonë e më tepër.

Jafton të shohësh në cfarë kaosi eshte prodhimi bujqësor, ndëkohë që jemi vend me ekonomi bujqësore dominante.

Cmimet e perimeve dhe të zarzavateve në muajin janar, shënuan rritjen më të madhe, që nga vitit 2010. INSTAT-i nuk mundet të fshehë atë që shqiptarët, po e ndjejnë në kurrizin e tyre, prandaj raportoi se cmimet në grupin e zarzavateve përfshi edhe patatet, u rritën me 36.6 përqind, duke shënuar nivelin më të lartë, që nga maji i vitit 2010.

“Nuk kemi bukë për të ngrënë, jo më të blejmë perime – shprehet një shitëse”. Këtë dimër tregu ka hasur vështirësi për t’u furnizuar me prodhime vendase të stinës. Cfarë do të thotë për shqiptarët, të mos arrijnë të blejnë dot simbolin e ushqimit të tyre, pataten, qepën, preshin? Do të thotë që shqiptarët, të mos kenë dot në tavolinat e tyre bukën e përditshme.

Cfarë politikash ndjek ministria e bujqësisë, që të nxisë investimet dhe të rrisë prodhimin në fushën e bujqësisë? Maqedonia subvencionon fermerët, cdo vit me 100 milionë euro. Në Shqipëri, megjithëse u përcaktua vitin e shkuar fondi prej 10 milionësh për fermerët, u dhanë vetëm 1 milionë euro.

Kryeministri i Kosovës Haradinaj, për të mirë të vendit të tij, duke rrezikuar konflkt me BE dhe SHBA, i vuri mallrave Serbe, taksë prej 100 perqindësh. Ky hap ka dhënë impakt të menjëhershëm ekonomik. Ndërkohë që humbjet në ekonominë Serbe janë  miliona euro, në tergun e Kosovës, ka impakt pozitiv, duke mbushur tregun me prodhime të vendit. Haradinaj së pari tregon që Kosova vërtet tenton të pavarësohet. Armikun historik, Serbinë, e  vë me shpatulla për  muri, për njohjen e saj. Fuqizon ekonominë vendase.

Shqipëria është një ekonomi bujqësore primitive ndërsa degët e tjera të ekonomisë, të korruptuara. Ambasadorja Gjermane, Susanne Schutz shprehet se, sipërmarrjet kërkojnë më shumë siguri dhe ministri më pak të korruptuara. Për fat të keq, shpesh, investitorët gjermanë dhe të huaj, të cilët kanë tashmë përvojë në tregun shqiptar, kanë shprehur kohët e fundit dyshime serioze dhe shqetësime të shtuara, në lidhje më një mjedis jo fair dhe solid në sektorin e ekonomise në Shqipëri.

Bujqësia, sipas database të Bankës Botërore të vitit 2017, zuri 19 përqind, të prodhimit të brendshëm bruto, me 10 përqind më lart se Kosova, që renditet në vendin e  dytë, me peshën më të lartë të bujqësisë, në Europë. Pesha e bujqësisë në ekonominë shqiptare, është së paku gjashtë herë më e lartë se mesatarja e Europës dhe trefishi i mesatares rajonale. Gjithashtu, Shqipëria është renditur e 36-ta në botë, për peshën e lartë të bujqësisë në ekonomi, në krah të vendeve afrikane. Megjithëse në Europë, mbetemi në nivelet e zhvillimit ekonomik të vendeve të botës së tretë.

Megjithëse kaq dominante në ekonomi, bujqësia është krejt e patrajtuar dhe e pambrojtur nga shteti, ndërkohë e corganizuar në treg dhe nga tregu.  Problem tjetër po aq kryesor është mungesa e orientimit dhe rregullimit të zinxhirit të tregut. Edhe pse Shqipria nuk plotëson as 50 përqind të nevojave të konsumit të brendshëm me prodhime bujqësore, sektori i bujqësisë ka peshën më të madhe, në raport me prodhimin e brendshëm bruto në Europë.

Ai që penalizohet, më së shumti, është fermeri, bujku, por edhe  konsumatori, përballë një tregu bujqësor  të corientuar dhe të corganizuar. Bujqësia është ende primitive, me rendiment dhe prodhim të vogël, që siguron pak të ardhura për bujqët. Investimet individuale dhe publike janë të vogla. Prodhimi bujqësor vendas ka pak akses në treg, për shkak të infrastrukturës që mungon duke shkaktuar kalbjen e prodhimeve pa arritur të shkojnë në treg. Ndërkohë,  konkurenca e vendeve të tjera është gjithmonë e më prezente, por ajo që bën problemin më të mprehtë është fakti që, nga ky sektor varet e ardhmja e gati gjysmës së popullsisë që jeton në fshat.

Tashmë prodhuesit bujqësorë janë pesimistë për 2019, duke shprehur tre shqetësime. Sektori i ekonomisë bujqësore nuk parashikohet të ketë zgjerim, gjatë vitit 2019, për shkak të cmimeve të larta të naftës, kostove të larta të plehrave kimike, cmimet e larta të inputeve bujqësore dhe për mungesën e tregut.

Për të gjithë fermerët problemi kryesor është cmimi i lartë i  naftës. Për bujqit nafta është lënda e parë, si për punimin e tokës dhe për trasportin e prodhimeve.

Po kaq të pazhvilluara janë edhe degët e tjera të ekonomisë. Shqipëria edhe pse ka 316 km vijë bregdetare, industria e shërbimeve zë peshën më të ulët në ekonomi, në krahasim me vendet e tjera. Nëse në Shqipëri ky shërbim ze vetëm 51 përqind të ekonomisë, në Maqedoni sektori i shërbimeve ze 64%, ndërsa në Mal të Zi zë 71%, për shkak se fqinjët e kanë zhvilluar ekonominë bazuar në industrinë e turizmit.

Por, ajo që bën diferencën është manifaktura. Në rajon kjo degë ka dyfishin e peshës në krahasim me Shiqpërinë. Në vendin tonë ajo ze vetëm 5.6 % të peshës në ekonomi, ndërsa në Maqedoni e Kosovë zë 13.2%

Shkurt, në shekullin e XXI mbetemi një vend bujqësor i  prapambetur, në krahasim me rajonin, Europën dhe Botën, por edhe i pazhvilluar në sektorë të tjerë të ekonomisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here