Denoncimi i fortë nga studenti: Tarifa nuk është përgjysmuar, këta gënjejnë sy për sy…

0
138

Në një postim të bërë nga Olti Curri në rrjetin social Facebook, një student nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja denoncon se ka 2 provime të mbartura dhe i kanë thënë se duhet të paguajë tarifën e plotë prej 25000 lekë.

Në foton e postuar nga Olti Curri në të cilën duket fatura e arkëtimit që studenti do të paguajë shumën e 25000 lekëve ndërsa shkruan: “Përshëndetje, isha dje te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Kam 2 provime të mbartura dhe më thanë do paguash tarifën e plotë prej 25’000 lekësh. Vjet paguaje vetëm 400 lek kreditin kurse këtë vit do paguash të gjithë tarifën. Gjoja tarifa është përgjysmuar. MOS U GENJENI O POPULL, KËTA TË GËNJEJNË SY PËR SY!”.

Ndërkohë kujtojmë se Kryeministri Edi Rama premtoi se nga janari tarifa për ciklin e studimeve Bachelor do të përgjysmohet, por nuk specifikohet se kush do të përfitojë ulje konkretisht.

Denoncimet e publikuara herë pas here nga studentë të ndryshëm, tregojnë se premtimi për përgjysmim jo vetëm që nuk është mbajtur, por në disa raste tarifa që duhet të paguajnë është më e lartë se ajo që arkëtonin më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here