‘Antimiting të mbarë Edi Rama, të rrosh e ta kujtosh!!!’

0
173

Kryetari i grupit palamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka deklaruar se fantazia e Ramës për të bërë antimiting është qesharake dhe e lodhur ku sipas tij fati i zi i atyre që bëjnë gjëra të tilla dihet.

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e protestës së opozitës e cila është lajmëruar për nesër në orën 11:00, nuk mungojnë deklaratate e forta nga përfaqësuesit e opozitës por edjhe kundërpërgjigjet e qeverisë.

Ai i uron kryeministrit antimiting të mbarë duke thënë: “Antimiting të mbarë Edi Rama,të rrosh e ta kujtosh!!!”.

Statusi i plotë i Vasilit:

Antimiting te mbare Edi Rama,te rrosh e ta kujtosh!!!

Qesharak dhe shume i lodhur, fantazia e zbrazur e Edi Rames shkon maksimumi deri tek antimitingu.

Fati i zi i atyre,qe bejne antimitingje dihet.

Antimiting te mbare Edi Rama te rrosh e ta kujtosh.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në rrjetet sociale duke thënë se kryeministri Rama po përgatit një miting për t’u mbajtur në Vlorë, në shenjë presioni ndaj protestës së Tiranës që do të mbahet nga ana e opozitës.

Sipas Berishës në këtë miting po merreshin mezor punonjës të administratës në të gjitha Bashkitë e vendit, përfshirë dhe atë të Poliçanit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here