Tragjedia në Tetovë! 14 të vdekur, përfundon akti ekspertizës në vendin e aksidentit!

0
109

Ngjarja e rëndë u shënua gjatë mbrëmjes së kaluar në rrugën që lidh Shkupin me Gostivarin. Hetimet dhe ekspertiza kanë konfirmuar se shoferi i autobusit nuk ishte nën efektin e alkoolit.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup së bashku me ekipin e MPB-së kanë përfunduar aktin e ekspertizës në vendin e aksidentit tragjik ku humbën jetën 14 persona.

“Intensivisht punohet në vërtetimin e të gjitha detajeve të cilat do të mund të zbulonin shkaqet e aksidentit. Autobusi i kompanisë “Durmo Turs” është marrë nga vendi i ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorit Publik mbi te do të kryhet kontroll teknik i detajuar nga ana e Fakultetit të Makinerisë në Shkup.

Nga informatat e deritanishme flitet se bëhet fjalë për autobus të vitit 2001, dhe se për herë të fundit ka qenë i regjistruar në janar të viti 2019. Vozitësi i cili ka drejtuar autobusin është hospitalizuar dhe ka marrë lëndime trupore.

Menjëherë pas aksidentit prokurori publik realizoi një bisedë me te dhe gjatë kësaj ai ka nuk ka dhënë detaje relevante për ngjarjen. Prokurori publik gojarisht është njoftuar se analizat e gjakut dhe të urinës flasin se në momentin e aksidentit tek vozitësi nuk është regjistruar prezenca e alkoolit, barnave apo substancave psihotrope. Më kërkesën e tabulateve nga operatorët mobil do të vërtetohet nëse vozitësi në momentin e aksidentit ka shfrytëzuar telefonin celularë”,   thuhet në njoftim.

Kjo ngjarje tragjike ka tronditur shtetin fqinj dhe për këtë autoritetet shtetërore kanë shpallur dy ditë zie kombëtare në nderim të viktimave dhe të plagosurve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here