Shehi: Do të jenë qytetarët , që do t’i tregojnë rrugën opozitës.

0
125

Aleati i Lulzim Bashës, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” tregoi të gjitha prapaskenat e protestës që pritet të ndodhë më 16 shkurt.

Do të jenë qytetarët tha ai, që do t’i tregojnë rrugën opozitës.

“Nuk përsërisim më gabimet e dy viteve më parë. Kemi një atmosferë tjetër. A u bindën shqiptarët që ky s’po bën asgjë, që vjedhjet po shtohen. Ky njeri po e izolon vendin. Me gjykimin tim do ndodhë kjo: Ditën që atje në piacë ka 100 mijë vetë sigurisht që ai numër të jep zgjidhje, të jep mend, të mëson edhe për të dielën dhe të hënën. Nga ajo ditë mund t’i dalë frika edhe shqiptarëve. Demonstrata mund të ketë edhe në rrethe. Do t’ju dali gjumi edhe ndërkombëtarëve. Fundi i kësaj proteste nuk është i përcaktuar”,- tha Shehi.

Shehi nuk nguroi të flasë për një lloj “revolucioni të kadifenjtë”, paqësor.

“Pse po dalim tani në demonstratë? Sepse me Ramën është bërë e pamundur të qeveriset, por edhe jeta publike është bërë shqetësuese. Ne do të shkojmë, do rezistojmë. Do të përdorim të gjithë kushtet që na jep ligji dhe populli shqiptar për të rrëzuar këtë qeveri. Ne nuk shkojmë për të bërë rotacion politik, por ne do të shkojmë për të kërkuar rregulla të reja. Ky është mendoj unë mesazhi që duhet të dalë nga protesta. Do ta përmbysim që nga letrat, që nga mundësitë. Ky është një revolucion i kadifenjtë, por mos të tremben njerëzit. Ne duam rregulla të reja loje”,  shtoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here