Kuvendi pro për Maqedoninë/ Meta: Më të sigurtë e më të fortë bashkë në NATO

0
107

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshendetur miratimin nga Kuvendi të protokollit të anëtarësimt të Maqedonisë në NATO.

Në një shenim në faqene  tij në facebook kreu i shetteit shkruan se jemi “më të sigurtë dhe më të fortë sëbashku në NATO!”.

“Krenar për rolin kyç që luajnë shqiptarët në këto vendimmarrje jetike për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjithë rajonin!”, shkruan kreu i shtetit shqiptar.

Ja reagimi i tij i plotë:

E duartrokas votimin unanim nga Kuvendi, të Protokollit të Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në #NATO!

Prezenca e Kryetarit Xhaferi e nderoi këtë votë solemne.

Vizioni dhe vendosmëria politike për t’i hapur rrugën europiane dhe euro-atlantike vendit meriton vlerësimin më të lartë dhe mikpritjen më të ngrohtë në familjen trans-atlantike! Krenar për rolin kyç që luajnë shqiptarët në këto vendimmarrje jetike për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjithë rajonin!

Më të sigurtë dhe më të fortë sëbashku në NATO!

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here