Kryemadhi në “Opinion”: Protesta e së shtunës, protesta më qëndrestare që kanë parë shqiptarët

0
185

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin “Opinion” se qytetarët janë organizatorët e protestës së 16 shkurtit. Kryemadhi theksoi se protesta e 16 shkurtit është protesta e halleve të shqiptarëve. Ajo tha se shqiptarët do të dalin në masë për të treguar që Rama është pakicë, Rama është i vetëm dhe se vetmia e tij është makthi i tij më i madh. Kryetarja e LSI-së theksoi se protesta e 16 shkurtit do të jetë protesta më paqësore, por edhe protesta më qëndrestare që kanë parë ndonjëherë shqiptarët.

Znj. Kryemadhi, çfarë pritet të ndodhë në protestën e 16 shkurtit?
Qytetarët janë ata që janë për hir të së vërtetës, në ditët e fundit, organizatorët kryesorë të protestës. Ne si parti politike, ndryshe nga të gjitha organizimet e tjera, ku strukturat e partisë kanë qenë iniciatorë të organizimit, sot nuk janë. Janë qytetarët ata që janë organizatorët, janë qytetarët që i kanë vendosur përballë politikanët për të dalë në protestë ditën e shtunë.
Znj. Kryemadhi, qytetarët i keni ftuar në protestë ju, partitë e opozitës së bashkuar…
Ajo që shikoj unë, është që qytetarët janë më aktiv se ç’janë militantët e partive politike. Janë qytetarët, biznesi i vogël, pensionistët, studentët, ata që shpërndajnë në mënyrë rrufe, njoftimet për të ardhur ditën e shtunë në protestë përpara Kryeministrisë. Ky është një entuziazëm shumë i madh qytetar. Nuk është as frikë, por është një entuziazëm qytetar, sepse shqiptarëve, iu ka dalë frika përballë një njeriu që tashmë është bërë qesharak. Iu ka dalë frika, kanë marrë zemër për të dalë dhe protestuar për hallet dhe problemet e tyre.
Znj. Kryemadhi qytetarët dhe herë tjera kanë ardhur me entuziazëm dhe pastaj kanë shkuar në shtëpi. A është ky skenari në këtë rast? Çfarë do ndodh znj.Kryemadhi?
Këtë radhë mund të them që angazhimi i strukturave të partisë ka qenë shumë më i kollajtë se herët e tjera. Do dalim për të protestuar, për ti treguar të gjithëve që ky njeri është pakicë. Është vetëm sot. Dhe vetmia e tij tashmë është dhe makthi i tij më i keq. Protesta e qytetarëve do të jetë një element shumë i bukur, që nuk është parë asnjëherë më përpara.
Protesta do të jetë vetëm disa orë?
Protesta e ditës së shtunë është me emër ndryshe nga herët e tjera. Në qoftë se herët e tjera ne kishim një protestë pa emër, protestë të opozitës, protesta e ditës së shtunë është protesta e halleve të shqiptarëve, është protesta e 400 mijë të rinjve dhe të rejave që kanë ikur nga Shqipëria. Është protesta e pensionistëve që iu grabitet pensioni, është protesta e gjithë qytetarëve shqiptarë që paguajnë faturat e energjisë elektrike më të larta se ç’i kanë pasur ndonjëherë. Është protesta e qindra mijëra bizneseve të vogla të falimentuara si pasojë e taksave më të larta. Është protesta e banorëve të Unazës së Re që u grabitet prona, iu janë marrë taksat 27 vjet, grabiten edhe 40 milion euro të tjera nga një firmë offshore që me falsifikim të firmës së Sekretarit të Shtetit, është protesta e gjithë atyre mjekëve dhe infermierëve, është protesta e gjithë atyre policëve që nuk iu jepen rrogat dhe pagesat e tyre dhe orët jashtë orarit.
Znj. Kryemadhi, shqiptarët mund të votojnë në qershor dhe rrëzohet Edi Rama dhe kjo gjë zgjidhet kollaj. Çfarë do të ndodhë në protestë? A do të ketë përplasje në protestë?
Mos u nxitoni sepse protesta e 16 shkurtit nuk është protesta për të marrë një deklaratë qoftë kjo deklaratë politike, ekstremiste apo organizative. Protesta e 16 shkurtit ka në thelb të saj negociatat me Bashkimin Evropian. Humbja e shansit më 23 qershor, një javë përpara zgjedhjeve, do të jetë shkatërrimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët. Futja e Maqedonisë në Bashkimin Evropian përpara Shqipërisë do të jetë fatale. Pse e them këtë? Sepse Shqipëria ka shansin e fundit për të ecur drejt Bashkimit Evropian. Në të kundërt ne nuk do dimë se ku do të shkojmë. Mos harroni që Shqipëria i ka nisur procesin e negociatave përpara Kroacisë dhe sot Kroacia është vendi, i cili ka hyrë në BE përpara nesh. Hyrja në Bashkimin Evropian, hapja e negociatave krijon stabilitetin ekonomik, politik, arsimor, shoqëror, kulturor, fizik e moral. Pse e them këtë? Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur. Ne nuk mund të jemi më skllevër të Edi Ramës. Ne nuk mund të bullizohemi më nga një i çmendur si Edi Rama. Një njeri që bullizon deputetët, anëtarët e partisë, qeverinë e tij, çdo gjë, ky njeri nuk mund të vazhdojë më në këtë rrugë. Ky njeri nuk mund të mbajë më peng të ardhmen e rinisë shqiptare. Ky njeri nuk mund të ndajë njëherë e përgjithmonë Shqipërinë dhe të krijojë këto poshtërsi të mëdha që ka bërë në politikën shqiptare. Ai ka varfëruar shqiptarët.

A do të ketë dhunë në këtë protestë?
Protesta e 16 shkurtit do të jetë protesta më paqësore, por edhe protesta më qëndrestare që kanë parë ndonjëherë shqiptarët.
Zonja Kryemadhi, cila është oferta që i jepni ju qeverisë, është folur për një qeveri për një qeveri tjetër pa Ramën, po socialiste, është përmendur Majko dhe të tjerë, çfarë oferte do ti jepnit ju kësaj qeverie?
Mund të them që marrëveshja e partive të frontit opozitar e ka jashtëzakonisht shumë të qartë se çdo të thotë qeveria tranzitore apo kalimtare. Për ne si opozitë nuk ka rëndësi rotacioni politik. Harrojeni që qoftë PD, qoftë LSI apo kushdo tjetër do rotacion politik në tavolinë. Rotacioni politik vjen vetëm nëpërmjet votës. Kjo është një manipulim që kërkon të bëjë Edi Rama me falangat e tij.

Pra ju nuk kërkoni Edi Ramën kryeministër?
Qeveri kalimtare do të thotë hapje e negociatave, krijimi i një axhendë shumë të qartë, shkëputjen e politikës nga krimi, pra që çdo qeveritar të mos ketë lidhje me krimin.

Nëse Rama ju fton për qeveri të përbashkët ju dhe PD?
E para unë nuk mendoj se këtu është çështja për të bërë qeveri sepse kjo është për të bërë qeveri të përbashkët, e para dhe e fundit që dua të them është që opozita kërkon t’iu garantojë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet ë lira e të ndershme me një Kryeministër, i cili është kokë e këmbë i zhytur në kënetën e krimit të organizuar, ka përdorur para dhe segmente kriminale për të manipuluar votat. Rama ka ikur për mendimin tim.
Duket sikur ka një ndryshim të qëndrimit të zonjës Kryemadhi nga deklarata të më parë që me 16 shkurt, tek kjo protestë ose ikën Rama në shtëpi ose ti dhe Lulzim Basha shkoni në shtëpi, a i qëndroni kësaj që të paktën shqiptarët të dalin me diçka të fituar nga kjo punë?
Absolutisht që është e vërtetë. Unë e thashë është protesta më paqësore, por është protesta më solide dhe më qëndrestare që do të kenë parë ndonjëherë shqiptarët.

Nëse nuk e largoni Edi Ramën do të shkoni në shtëpi dhe ju?
Po sigurisht, se ska kuptim. I bie që ai të jetë më i fortë se shumica e shqiptarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here