Standard.al

Instagram ul numrin e ndjekësave, zbulohet arsyeja!

0

Shumë përdorues që kanë një numër të konsiderueshëm ndjekësish e kanë vënë re se këtë gjë në Instagram.

Rrjeti social Instagram ka ulur numrin e ndjekësave për disa përdorues gjatë natës së shkuar.

Nëpërmjet një deklarate zyrtare në Twitter, Instagram ka bërë të ditur situatën e krijuar me ujen e numrit të ndjekësave për disa përdorues.

“Jemi në dijeni të një problemi që po shkakton një numër të modifikuar ndjekësish për disa llogari. Po punojmë për ta zgjidhur problemin në mënyrën më të shpejtë të mundshme” shkruan Instagram.

Ndërsa një përdorues thotë: “Sot humba 500 ndjekës në Instagram. Thonë që do të riparohet nesër në orën 9:00”.

Synimi kryesor nga Instagram për këtë situatë ishte eleminimi i shumë llogarive false krijuar për të dërguar mesazhe dhe spam.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.