Hakerat sulmojnë bankën më të madhe në vend!

0
122

”Hakerët janë përpjekur të transferojnë fonde në disa banka në Republikën Çeke, në Hong Kong në Britaninë e Madhe dhe SHBA”, sqaroi Muscat në Parlament.

Banka më e madhe e Maltës ”Bank of Valletta” është bërë objekt i një sulmi kibernetik, hakerat janë përpjekur të përvetësojnë rreth 13 milionë euro, njoftoi kryeministri, Joseph Muscat.

Institucioni, ku qeveria është aksioneri më i madh, bllokoi kodet e sigurisë së sistemeve duke mbyllur degët dhe bankomatët dhe ndërpreu transaksionet bankare nga smartfonët dhe në internet si dhe në email-et e brendshme. Web-i në internet doli gjithashtu jashtë shërbimet.

Banka njoftoi se llogaritë e klientëve nuk janë rrezikuar apo prekur në asnjë mënyrë dhe shërbimet do t’i kthehen normalitetit sa më shpejt të jetë e mundur, transmeton Atsh.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here