’13 burra vranë veten për të!’ Njihuni me princeshën Qajair…

0
187

Princesha ka qenë e martuar me Amir Hussein Khan Shoja’al Saltaneh me të cilin kishte katër fëmijë.

Emri i saj është  Zahra Khanom Tadj es-Saltaneh dhe ajo ishte princeshë iraniane.

Vajzat e saj konsideroheshin si gratë më të bukura dhe se kishin trashëguar tiparet e nënës së tyre. Fatkeqësisht , ndryshimi i interesave, çoi në divorc, diçka shumë e çuditshme për kohën dhe diçka e papranueshme për kulturën dhe besimin e iranianëve.

Princesha ishte një grua revolucionare që luftonte pa u ndalur për të drejtat e grave. Shumë e konsideronin si “feministe”.

Ajo ishte shkrimtare, piktore, intelektuale dhe aktiviste që organizonte mbrëmje literature një herë në javë.

Thuhet se  Zahra ishte gruaja e parë që hoqi hijabin (veshjen e mbuluar) në gjyq dhe veshi rroba të stilit perëndimor.

Sipas të dhënave historike, pricesha vdiq në vitin 1936 në rrethana të panjohura deri më tani. Thuhet se trupi i saj prehet në varrezat Zahir-OD Dowleh në Tajrish.

Në çdo rast, kjo grua ka thyer të gjithë stereotipet ekzistentë të bukurisë.

Si fotografitë e saj edhe historia e jetës së saj, vazhdojnë të kuriozojnë të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here